Header


Thirrje për Projekt - Propozime !


Fondacioni i Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë - SOROS

Thirrje për Projekt Propozime

Për vitin 2008, programi ka për objektiva;

1.Të mbështesë pjesëmarrjen qytetare në vendim-marrje;
2.Të inkurajojë dialogun qytetar dhe mendimin kritik/alternativ për opsionet qeverisëse të vendit.
3.Të ndihmojmë për forcimin e kohezionit social me synim kryesor ndihmë për grupet e margjinalizuara.

Në këtë program janë të ftuar të aplikojnë organizata joqeveritare që punojnë me komunitetin, grupe pune dhe institucione që veprojnë në këto fusha.
Shuma e financuar për çdo projekt do të jetë 7500 $. Afati është deri në 28 Shkurt, 2008.


Për më shumë informacion ju lutemi vizitoni : http://www.soros.al/

ZYRA E BANKES BOTERORE, Tiranë
Programi i Granteve të Vogla për 2008

Fondi për Shoqërinë Civile për 2008
Këtë vit fokusi i Fondit te Shoqerise Civile për Shqipërinë do të jetë:

  • Mbrojtja e mjedisit; dhe
  • Angazhimi qytetar i të rinjve

Zyra e Bankës Botërore në Tiranë ju fton të paraqisni projekte që:
Nxisin një pjesëmarrje më të madhe të të rinjve në diskutime dhe aktivitete në nivel kombëtar dhe lokal mbi çështje që lidhen me politikat rinore, arsimin, mirëqeverisjen, transparencën publike, migrimin e trurit, mbrojtjen e mjedisit, vlerave kulturore, etj.

Për më shumë informacion ju lutemi vizitoni: http://web.worldbank.org/

Shkarko formularin e Aplikimit në Shqip
Shkarko Udhëzuesin në Shqip >>>>>>>>

Programi Granteve të Vogla i Komisionit për Demokracinë

Raundi i parë për Projekt Propozime është deri në 18 Janar, 2008.

Programi i granteve të vogla të komisionit për demokracinë mbështet iniciativat e organizatave shqiptare jo-qeveritare të pavarura, që ndikojnë në ndërtimin dhe zhvillimin e shoqërisë demokratike civile në Shqipëri.

Për më shumë informacion ju lutemi vizitoni:
http://albanian.tirana.usembassy.gov/grants.html



The Royal Netherlands Embassy

Programi i Granteve të Vogla të Ambasadës së Mbretërisë së Vendeve të UIlta (Hollandës)

Programi i Granteve të Vogla të Ambasadës Hollandeze ka si qëllim mbështetjen dhe fuqizimin e shoqërisë civile, zbutjen e varfërisë, emancipimin gjinor, nxitjen e mirë-qeverisjes dhe decentralizimit në Shqipëri. Programi është i hapur gjatë gjithë vitit.

Për më shumë informacion ju lutemi vizitoni: http://www.mfa.nl/

BASHKIA TIRANE - Njësia e Përgatitjes dhe Koordinimit të Projekteve

Kjo njësi koordinon dhe realizon projekte në nivel lokal në dobi të komunitetit. Në bazë të prioriteteve të caktuara, me bashkëpunimin e shoqatave dhe grupeve rinore ka realizuar projekte të shumta.

Për më shumë informacion ju lutemi vizitoni: http://www.tirana.gov.al/

Qëndra e Këshillit Britanik në Shqipëri

Eshtë e interesuar të angazhohet me organizata dhe individë të rinj krijues dhe dinamik. Nëse ju paraqisni idetë tuaja krijuese nga fushat e shkencave të edukimit, artit , sportit etj Qëndra e Këshillit Britanik në Shqipëri mund t`ju ndihmojë ti zhvilloni ato përmes projekteve të ndryshme.

Për më shumë informacion ju lutemi vizitoni: http://www.britishcouncil.org/sq/albania.htm

Qëndra Rajonale e Mjedisit në Shqipëri

Qëndra Rajonale e Mjedisit në Shqipëri

Qendra Rajonale e Mjedisit, REC Shqiperi njofton fillimin e programit te ri tre vjecar "Fondi Special per Projekte Mjedisore me Nisma Vendore", mbeshtetur nga Ambasada e Mbreterise se Vendeve te Ulta.

Për më shumë informacion ju lutemi vizitoni: http://www.mjedisisot.info

Programi SECTOR

Qëllimi i programit SECTOR është të nxisë zhvillimin e një shoqërie mjedisore demokratike, në vendet e Europës Jug-Lindore...

Thirrje për projekt-ide!
Afati 16 Nentor 2007, (kaluar)

Për më shumë informacion ju lutemi vizitoni: http://albania.rec.org/

 

 

Mbështetur nga: Banka Botërore

Login





Regjistrohu



Lajmet e fundit


Zyra e Bankës Botërore bën thirrje për projekte në kuadrin e Fondit për
Shoqërine Civile për 2008

Fondacioni Soros bën thirrje për projekte në kuadrin e Programit te Granteve te Vogla / afati deri me 28 shkurt 2008

- "Për ç'farë të studioj ?" -
Artikull nga Prof. Aleksandër Bojaxhi

- Organizimi i Komunitetit Nëpërmjet Kuvendit të Lagjes -

- Panairi i Ideve Rinore -

- Projekti Italo-Shqiptar NAP -




Apliko Tani



Klipi



World Bank Logo

EKO LEVIZJA

LEVIZJA MJAFT

FONDACIONI MJAFT

KESHILLI BRITANIK

PROGRAMI I ALTERNATIVAVE SOCIALE
STIMULUESE

QEVERIA STUDENTORE SHQIPTARE

KESHILLI RINOR SHQIPTAR

PARLAMENTI RINOR SHQIPTAR

ONE WORLD SOUTHEAST EUROPE

SEE EDC INFO

AERONAUTIKA SHQIPTARE

ALBANIAN NAUTICAL CLUB