Header Sitemap Forumi Kontakt

Skuadra e Projektit Qytetar

Ened Mato - Drejtues i Projektit Qytetar

Enedi eshte nje aktivist i Levizjeve Mjedisore. Ai ka drejtuar Levizjen Aksion Vullnetar, ne Lagjet e Tiranes, Durresit dhe qyteteve te tjera. Angazhimi i tij ne projektet rinore fillon qe ne vitin 1998, me projektin rinor Eko-Turistet e Rinj dhe me pas ne punen per koordinimin e Qendrave Rinore ne 7 rrethe te Shqiperise. Diplomuar pranë Universitetit të Shkencave Sociale në Tiranë, dega Punë Sociale, Enedi ka njohuri dhe eksperienca te shumta ne punen me komunitetet dhe grupet rinore. Projekti "Lagjja Ime, Shtepia Ime", "Kuvendi i Lagjes", "E shtuna Vullnetare" dhe te tjera jane nje pjese e projekteve komunitare qe Enedi ka drejtuar gjate ketyre viteve. Nder kontributet e tij ne Shoqerine Civile mund te permendim themelimin e Organizates Komunitare "PASS", drejtimin e shoqates se eko-turizmit sportiv dhe aventure "Nenujsat", aktivizimin prane Levizjes "MJAFT", "Eko-Levizjes", Komisionit Mjedisor Tirane, etj. Gjithashtu Enedi eshte fitues i dy cmimeve te rendesishme te Vullnetarizmit Rinor. Pasioni i tij per mjedisin dhe natyren e ka shtyre te organizoj "Kampin Rinor ne Jal", "Shkollen e Zhytjes me Bombula", disa guida te turizmit sportiv dhe Aventure dhe se fundmi angazhimi ne projektin Italo-Shqiptar "NAP", per zhvillimin e turizmit detar.

e-mail: emato@projektiqytetar.com

Kostandina Keruti - Zv. Drejtuese e Projektit Qytetar

Nina eshte koordinatore e Projekteve Rinore prane PASS. Eshte diplomuar prane Fakultetit te Shkencave Sociale, Dega - Punë Sociale dhe ka koordinuar te gjitha Aksionet Komunitare ne Lagjet e Tiranes dhe Durresit. Ajo ka dhene nje kontribut te madh ne perfshirjen vullnetare te te rinjve dhe te rejave ne keto aksione. Nina ka punuar ne disa qendra dhe organizata komunitare, ka drejtuar projektin social per "Strehimin e Familjeve ne Nevoje", ka punuar per ngritjen e Qendres Rinore AKSES, dhe aktualisht punon prane Institutit te Kurrikulave dhe Standarteve. Pasioni i saj per te punuar njerezit dhe me shtresat me ne nevoje e ka shtyre gjithmone ne hartimin dhe zbatimin e projekteve komunitare teper ambicioze. Ne Projektin Qytetar, Nina ka dhene kontributin kryesor per mbledhjen dhe perpunimin e informacionit te paraqitur ne kete faqe. Ne vazhdimesi, te Projektit Qytetar, Nina do te koordinoje nismat rinore dhe komunikimin ne rrjetin e te rinjve aktiviste.

e-mail: nkeruti@projektiqytetar.com

Majlinda Lleshi - Koordinatore e Rinise

Diplomuar ne Fakultetin e Ekonomise ne vitin 2004, ajo eshte Drejtuese e shoqates "PASS", Programi i Alternativave Social Stimuluese,ka punuar si Zv. Drejtuese e Shoqates Mjedisore "Masmedia dhe Mjedis", si specialiste ne Agjencine "Eko-Media", menaxhere e Kartes Rinore AL<26 dhe eshte organizatore e Kampit Rinor ne Jal. Aktualisht Majlinda po punon prane Agjencise Kombetare te Arsimit dhe Formimit Profesional. Majlinda ka drejtuar nje sere aktivitetesh ndergjegjesuese ne ditet e Mjedisit dhe Rinise, duke afruar shume te rinj dhe te reja shqiptare ne levizjet ambientaliste. Ne Projektin Qytetar, ajo do te ndihmoje per koordinimin e nismave rinore dhe promovimin e Projekt-Ideve te tyre.

e-mail: mlleshi@projektiqytetar.com

Elona Dini - Koordinatore per Komunitetin

Elona ka një eksperience te gjere ne punen me shoqatat. Ajo eshte diplomuar prane Universitetit te Tiranës /Fakulteti i Shkencave Sociale, Dega Punë Sociale (2001-2005 vitet akademike). Aktualisht Elona, ndjek programin Master “Përkatësia Gjinore dhe Zhvillimi”, prane po ketij fakulteti, eshte koordinatore per komunitetin prane shoqates PASS, ka dhene ndihmesen e saj prane qendres sociale Every Child në rolin e punonjëses sociale, prane shoqates "Përtej Barrierave", " Eko-Levizjes", etj. Ne Projektin Qytetar, Elona do te koordinoje aksionet vullnetare te te rinjve, duke ofruar mbeshtetje te vazhdueshme ne ekspertize dhe ne zbatimin e aktiviteteve.   

e-mail: edini@projektiqytetar.com

Dritan Ziu - Koordinator i Aksioneve Komunitare

Tani eshte nje aktivist i shoqatave mjedisore dhe rinore ne Shqiperi. "Thirrja e Mjedisit", "Drejt Plazheve me te Paster", "Qendra per Komunikimin Elektronik", "Mjedisi ne Syte e Femijeve","Udheheqesit e Rinise", etj. jane disa nga aktivitetet ne te cilat ai ka dhene nje kontribut te shkelqyer duke arritur rezultate konkrete. Tani eshte diplomuar prane Universitetit Bujqesor ne Tirane, Departamenti i Hortikultures dhe Mbrojtjes se Bimeve dhe me pas ka marre pjese ne dhjetera trajnime dhe seminare per ngritjen e Kapaciteteve te OJF-ve, menaxhimin e projekteve dhe shperndarjen e informacioni. Ne Projektin Qytetar, Tani se bashku me Elonen do te koordinojne zbatimin ne terren te Aksioneve.

e-mail: dziu@projektiqytetar.com

Zini Kore - Koordinator i Edukimit Qytetar

Zino ka nje eksperience te gjate ne fushen e Edukimit Qytetar. Ai ka punuar prane Institutit te Studimeve Pedagogjike si specialist i kurrikulave dhe teksteve te Edukates Qytetare. Angazhimi i tij ne Shoqerine Civile, ka filluar me punen per koordinimin e Qendres Rinore ne Gjirokaster, me pas puna si specialist projektesh ne Rrjetin e Qendrave Sociale ne rrethe, drejtor i Grupit per Integrim Shqiptar, drejtues i disa projekteve sociale dhe rinore ne Peshkopi, koordinator i programeve prane PASS, dhe se fundi koordinator i Edukimit ne Projektin Qytetar.

e-mail: zkore@projektiqytetar.com

Gjergj Hoxha - Koordinator i Aksioneve Rinore

Gjergji ka perfunduar studimet e larta prane Universitetit te Tiranes, Fakulteti i Shkencave Sociale, Dega Pune Sociale. Gjate studimeve ai eshte angazhuar ne Programin e Mjedisit, prane Bashkise se Tiranes, ka qene themelues i Levizjes Rinore "Aksion Vullnetar", aktivist i disa shoqatave dhe qendrave rinore, lehtesues i programeve komunitare prane PASS, Zv. Drejtues i Qendres "Albtur", drejtues i aktivitetit mjedisor "Per nje Durres me te Paster", "Ne qytetin tim pa makine", "Dita Nderkombetare e Mjedisit - 5 Qershori",etj. Ne "Projektin Qytetar", Gjergji ka pergjegjesine e koordinimit te aktivteteve si dhe mbeshtetjen logjistike per to.

e-mail: gjhoxha@projektiqytetar.com

Login





Regjistrohu



Lajmet e fundit


Zyra e Bankës Botërore bën thirrje për projekte në kuadrin e Fondit për
Shoqërine Civile për 2008

Fondacioni Soros bën thirrje për projekte në kuadrin e Programit te Granteve te Vogla / afati deri me 28 shkurt 2008

- "Për ç'farë të studioj ?" -
Artikull nga Prof. Aleksandër Bojaxhi

- Organizimi i Komunitetit Nëpërmjet Kuvendit të Lagjes -

- Panairi i Ideve Rinore -

- Projekti Italo-Shqiptar NAP -




Apliko Tani



Klipi



World Bank Logo

EKO LEVIZJA

LEVIZJA MJAFT

FONDACIONI MJAFT

KESHILLI BRITANIK

PROGRAMI I ALTERNATIVAVE SOCIALE
STIMULUESE

QEVERIA STUDENTORE SHQIPTARE

KESHILLI RINOR SHQIPTAR

PARLAMENTI RINOR SHQIPTAR

ONE WORLD SOUTHEAST EUROPE

SEE EDC INFO

AERONAUTIKA SHQIPTARE

ALBANIAN NAUTICAL CLUB