Si të shkruajmë një Projekt - Ide?
Hartimi i një projekti kërkon një planifikim praprak dhe një përgatitje të mirë. Një projekt i mirë kërkon kohë për të koordinuar planet dhe kërkimet tuaja, për të organizuar, për të shkruajtur, për ta aplikuar dhe për ta zbatuar.
Gjatë hartimit të projektit duhet t'i kushtoni vëmendjen e duhur çdo detaji dhe specifike, duhet të jeni të saktë dhe argumentues për çdo pikë të projektit dhe të kërkoni një shumë të arsyeshme financimi. Përgatitja është thelbësore në hartimin e një projekti. Një kërkim paraprak apo një studim i detajuar i problemit që projekti ngre, do të lehtësonte punën tuaj në shkrimin e projektit.
Përpara se të filloni të shkruani projektin tuaj, merrni pak kohë që të jeni të sigurt ç'farë do të propozoni. Nese jeni te paqarte per ndonje pjese te projektit tuaj, pyesni anetaret e tjere te skuadres me te cilet do te zbatoni projektin.
Titulli i projektit duhet te jete pershkrues dhe te mbahet mend. Nje titull i shkurter qe ka pak lidhje me projektin tuaj, rrezikon te jete pak profesional, por edhe nje titull i gjate plot me zhrgone rrezikon te mos mbahet mend dhe te mos pershkruaje asgje nga projekti juaj.
Permblidhni te gjithe informacionin qe keni marre, gjate punes me komunitetin tuaj, dhe shkruajeni me fjalet tuaja ne nje paragraf hyres te projektit. Kjo do ju ndihmoje jo vetem te keni nje koncept me te qarte ne mendjen tuaj, por i jep mundesi te tjereve te kuptojne me qrta idene tuaj.
Duke qene se kjo permbledhje nuk duhet te jete me shume se nje faqe, ju duhet ta pershkruani projektin tuaj ne nje ose dy paragrafe. Perpiquni te permblidhni ne nje paragraf problemin qe projekti juaj adreson. Menjehere pas kesaj rendisni ç'fare do nderrmerni per lehtesimin e ketij problemi.Kjo kerkon te jeni seleksionues ne perzgjedhjen e pikave me te rendesishme te projektit tuaj.
Pasi te keni bere nje permbledhje te shkurter te Projektit tuaj, ju nevojitet ta konkretizoni nepermjet nje liste te shkurter te aktiviteteve qe do te nderrmerni. Ne kete liste mund te shkruani cdo gje qe duhet bere per realizimin e projektit.
Pasi te keni bere nje liste te aktiviteteve dhe puneve qe do te beni per realizimin e projektit tuaj, ju duhet ta ndani kete pune ne disa faza, sipas llogjikes me te pershtatshme per zbatimin e projektit. Per shembull, faza e pare do te ishte hartimi i projektit final, gjate te ciles do te beni nje pune kerkimore, permbledhese dhe shume intervista me grupin qe i drejtohet projekti. Faza e dyte e projekti tuaj mund te jete zbatimi dhe e treta raportimi.
Ne nje projekt qellimi eshte ai qe duam te arrijme, ndersa objektivat jane hapat e nevojshem per te arritur aty ku duam. Qellimi eshte me i pergjithshem dhe jo gjithmone i arritshem, ndersa objektivat jane me specifike, te arritshme dhe te matshme.
Plani i punes, kerkon nje pershkrim te detajuar te aktiviteteve qe keni planifikuar per te arritur qellimet dhe objektivat e projektit tuaj. Plani i punes eshte mire te pasqyrohet ne nje tabele qe planifikon ne detaje edhe afatet kohore te çdo aktiviteti.
Per te hartuar rezultatet ju nevojitet te ktheheni serish tek pershkrimi i projektit, qellimet dhe objektivat. Shkruani rezultatet e pritshme nga cdo objektiv i projektit tuaj. Per shembull, nese projekti juaj ka si objektiv.
Gjate shkrimit ki kujdes gabimet gramatike dhe konceptimin e fjalive. Nje fjali e gjate sqaruese jo gjithmone eshte e kuptueshme nga lexuesit e projektit tuaj. Perpiquni te permblidhni sa me qarte kuptimin e paragrafeve dhe fjalive tuaja. Perdorni pika ndarese per cdo aktivitet apo kerkese te projektit.
Personi i kontaktit duhet te jete dikush qe eshte gjithmone i gatshem te komunikoje me donatoret dhe te kete njohuri te plota rreth projektit. Nese personi i kontaktit do te ishte i paarritshem nga donatori, kjo do te rrezikonte seriozisht projektin tuaj.
Menaxhimi i projekteve eshte nje displine qe kerkon organizim te vazhdueshem te burimeve, ne menyre te atille qe projekti te arrije qellimin e tij sipas kohes dhe kostove te planifikuar me pare. Menaxhimi i projekteve shpesh eshte shume i veshtire dhe kerkon aftesi teknike dhe eksperience ne kete fushe.
Shkarko model të një formulari - aplikimi

<< Faqja Përpara

|