Header Sitemap Forumi Kontakt

Si ndikon projekti qytetar në Edukimin Qytetar ?

Për të bërë zgjedhjet e nevojshme dhe për të marrë vendime

Promovimi i qytetarisë aktive do iu japë mundësi të rinjve të përfshihen ne vendimmarrje, duke ofruar zgjidhje të problemeve immediate te komuniteteve të tyre, të bëhen pjesë e debateve dhe lëvizjeve sociale, të marrin përgjegjësi në komunitetet e tyre duke përmirësuar rolin dhe aftësitë e tyre si qytetarë.

Për të marrë përgjegjësi

Projekti qytetar është një praktikë efektive që i lejon të rinjtë shqiptarë të përmbushin edukimin e tyre qytetar, duke integruar njohuritë dhe aftësitë e tyre në projekte dhe aksione konkrete të cilat ndihmojnë realisht komunitetin e tyre, zhvillojnë përgjegjësi sociale dhe nxisin pjesëmarrjen qytetare. 

Për të konsideruar dilemat sociale dhe për të vepruar

Rinia është një forcë vitale e shoqërisë. Shumica e të rinjve kanë vullnetin dhe forcën e nevojshme për të ndryshuar, për të punuar së bashku, për t’u angazhuar dhe për të rritur zërin e qytetarëve të rinj në jetën publike. Kjo do të thotë më shumë forcë në vendimmarrje dhe më shumë veprime konkrete dhe të dukshme. Të rinjët duhet të ofrojnë zgjidhje dhe të kenë mundësi për zgjedhje.

Për të marrë pjesë dhe për të kontribuar në komunitetet e tyre

 Projekti do të krijojë hapësira të reja për angazhimin e të rinjve në jetën qytetare, do të nxisë debatin dhe mendimin kritik mes të rinjve dhe organizatave rinore duke forcuar zërin e të rinjve në shoqërinë tonë, si dhe do të ndikojë në rritjen e cilësisë së informimit të publikut.

Për të ndërmarrë nisma sociale, që përmirësojne jetën në komunitetet tona

Studentët i kanë të gjitha mundësitë të jenë qytetarë pozitivë në komunitetet e tyre. Ata mund të veprojnë për të përmirësuar komunitetin, shkollën, mjedisin dhe shoqërinë në tërësi nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme të organizuara në grupe ose individualisht, duke u angazhuar në organizata apo duke prezantuar dhe vetë projekte apo nisma komunitare.

Për të përmirësuar aftësitë e komunikimit elektronik

Dhënia e informacionit të saktë dhe komunikimi nëpërmjet këtij informacioni është një nga çështjet më të rëndësishme që synohen të arrihen. Ofrimi i një informaioni cilësor dhe sasior do të orientojë grupet rinore drejt praktikave sa më efikase të aktiviteteve komunitare.

 

<< Faqja Perpara


Login





Regjistrohu



Lajmet e fundit


Zyra e Bankës Botërore bën thirrje për projekte në kuadrin e Fondit për
Shoqërine Civile për 2008

Fondacioni Soros bën thirrje për projekte në kuadrin e Programit te Granteve te Vogla / afati deri me 28 shkurt 2008

- "Për ç'farë të studioj ?" -
Artikull nga Prof. Aleksandër Bojaxhi

- Organizimi i Komunitetit Nëpërmjet Kuvendit të Lagjes -

- Panairi i Ideve Rinore -

- Projekti Italo-Shqiptar NAP -




Apliko Tani



Klipi



World Bank Logo

EKO LEVIZJA

LEVIZJA MJAFT

FONDACIONI MJAFT

KESHILLI BRITANIK

PROGRAMI I ALTERNATIVAVE SOCIALE
STIMULUESE

QEVERIA STUDENTORE SHQIPTARE

KESHILLI RINOR SHQIPTAR

PARLAMENTI RINOR SHQIPTAR

ONE WORLD SOUTHEAST EUROPE

SEE EDC INFO

AERONAUTIKA SHQIPTARE

ALBANIAN NAUTICAL CLUB