Header Sitemap Forumi Kontakt


Rreth Projektit Qytetar

Projekti Rinor Qytetar eshte nje mundesi konkrete per te gjithe te rinjte dhe te rejat qe duan te veprojne ne komunitetet e tyre nepermjet ideve dhe aksioneve.   

Kjo faqe interneti eshte nje përmbledhje e punes, informacionit dhe eksperiencave qe shoqata PASS ka mbledhur gjate fushates Aksion Vullnetar dhe projekteve te tjera komunitare qe jane zbatuar ne Shqiperi.

Projekti Rinor Qytetar synon të pajisë të rinjtë,  me njohuritë, aftësitë dhe praktikat që atyre ju nevojiten për të qenë anëtarë aktiv në komunitetin e tyre dhe lëvrues të qytetarise tone.
Ne kete faqe do mund te njiheni me nismat rinore ne Shqiperi dhe ne te gjithe boten. Ketu do te gjeni informacionin e nevojshem per te evidentuar nje problem, per te planifikuar dhe zbatuar nje aksion ne komunitetin dhe lagjen ku jetoni.

Gjatë planifikimit te aksionit, diskutimit, kërkimit, pjesëmarrjes, përgjegjësisë dhe aktivitetet ne komunitet, ju do të mund te përfitoni dhe zhvilloni aftësitë tuaja kërkimore dhe komunikuese, në dobi të komunitetit dhe aktivizmit qytetar.


Ç’farë është Projekti Qytetar?

Projekti Qytetar është një praktikë efektive që i lejon të rinjve shqiptarë të përmbushin edukimin e tyre qytetar, duke integruar njohuritë dhe aftësitë e tyre në projekte dhe aksione konkrete që ndihmojnë realisht komunitetin e tyre, zhvillojnë përgjegjësi sociale dhe nxisin pjesëmarrjen qytetare. Ai plotëson nevojat e të rinjve për pjesëmarrje duke zhvilluar eksperienca praktike dhe aftësuese, të hartuara nga vetë të rinjtë. Nëpërmjet Projektit Qytetar të rinjtë do të kenë mundësi të zgjerojnë njohuritë e tyre mbi nevojat e komunitetit, do të mësojnë se si ti evidentojnë e si të krijojnë një projekt, si ta aplikojnë atë dhe si të mbledhin fonde. Ky projekt ofron gjithashtu mundësi të shumta për vullnetarët, nëpërmjet një plani të koordinuar me organizatat dhe institucionet partnere si; Bashkia Tiranë, Lëvizja “Mjaft”, ”Eko-Lëvizja”,etj.

Të rinjtë do kenë në dorë mjetet e nevojshme për të konkretizuar idetë e tyre. Ata do kenë akses në informacion, mbështetje dhe mbi të gjitha një ide të qartë të rolit të tyre në komunitet. Duke rritur aftësitë e tyre dhe duke treguar hapësirat ku ata kanë mundësi të veprojnë, të rinjtë do jenë më produktivë në angazhimin për përimësimin e jetës së komuniteteve.

Konkretisht Projekti Qytetar synon ngritjen dhe mbështetjen e 7 Grupeve te Aksionit në të gjithë Shqipërinë, të cilat në bashkëpunim me Pushtetin Lokal, Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe Organizatave të tjera Partnere, do të punojnë me komunitetet më në nevojë të rretheve të tyre. Gjithashtu do të organizohet “Panairi i Ideve Rinore”, ku çdo grup rinor i ngritur nga ky projekt do të paraqesë “Planin e Aksionit”.

Qëllimet e projektit Qytetar

Çështja që trajton Projekti Qytetar është pjesëmarrja e të rinjve në komunitetet e tyre. Mungesa e te riut aktiv në komunitet është problemi që adreson ky projekt.

Shumica e kërkimeve dëshmojnë se programet që synojnë të promovojnë qytetari aktive duhet të fillojnë duke i dhënë një mundësi të rinjve të marrin pjesë  në aktivitete qytetare, siç është shërbimi në komunitet dhe puna vullnetare. Studentët i kanë të gjitha mundësitë të jenë qytetarë pozitivë në komunitetet e tyre. Ata mund të veprojnë për të përmirësuar komunitetin, shkollën, mjedisin dhe shoqërinë në tërësi, nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme të organizuara në grupe ose individualisht, duke u angazhuar në organizata apo duke prezantuar dhe vetë projekte dhe nisma komunitare, si në rastin e Projektit Qytetar.

Fatkeqësisht, në Shqipëri shumë pak të rinj marrin pjesë në aktivitete qytetare. Për momentin, megjithëse ka pasur disa ngjarje që kanë nxitur pjesëmarrjen e të rinjve në Aksione Vullnetare apo Lëvizje Qytetare, siç ishte lëvizja “Aksion Vullnetar” për përmirësimin e mjedisit në lagjet e Tiranës apo lëvizja “Mjaft” për pjesëmarrje qytetare, më pak se 10% e të rinjve marrin pjesë në Aksione Vullnetare apo në Lëvizje Qytetare. Kjo pjesëmarrje e ulët e të rinjve në Aksione Qytetare, është e lidhur edhe me zhgënjimin e të rinjve nga jeta politike e vendit, me mjegullimin rreth fondeve në dispozicion të programeve dhe nismave rinore, si dhe me nivelin e ulët të edukimit qytetar nëpër shkolla.

Ne jemi realist për gjendjen e sotme të të rinjve shqiptarë, për apatinë qytetare në përgjithësi dhe indiferencën qytetare tek të rinjte në veçanti, por jemi optimist që shumica e të rinjve kanë vullnetin dhe forcën e nevojshme për të ndryshuar, për të punuar së bashku dhe për t’u angazhuar për të rritur zërin e qytetarëve të rinj në jetën publike.

 

 

 

 

 

 

 

 

Mbështetur nga: Banka Botërore

Login





Regjistrohu



Lajmet e fundit


Zyra e Bankës Botërore bën thirrje për projekte në kuadrin e Fondit për
Shoqërine Civile për 2008

Fondacioni Soros bën thirrje për projekte në kuadrin e Programit te Granteve te Vogla / afati deri me 28 shkurt 2008

- "Për ç'farë të studioj ?" -
Artikull nga Prof. Aleksandër Bojaxhi

- Organizimi i Komunitetit Nëpërmjet Kuvendit të Lagjes -

- Panairi i Ideve Rinore -

- Projekti Italo-Shqiptar NAP -




Apliko Tani



Klipi



World Bank Logo

EKO LEVIZJA

LEVIZJA MJAFT

FONDACIONI MJAFT

KESHILLI BRITANIK

PROGRAMI I ALTERNATIVAVE SOCIALE
STIMULUESE

QEVERIA STUDENTORE SHQIPTARE

KESHILLI RINOR SHQIPTAR

PARLAMENTI RINOR SHQIPTAR

ONE WORLD SOUTHEAST EUROPE

SEE EDC INFO

AERONAUTIKA SHQIPTARE

ALBANIAN NAUTICAL CLUB