Header Sitemap Forumi Kontakt

Puna Vullnetare

Cfarë është Puna Vullnetare ?

Një vullnetar është një individ që shërben në komunitet sepse kështu dëshiron dhe është vetë zgjedhja e tij. Shumica e vullnetarëve janë pjesë e strukturave të organizatave jo fitimprurëse. Zakonisht vullnetarët organizohen në grupe me qëllim për të arritur rezultate në komunitet.

Me përkufizim, një vullnetar përfaqëson një individ që kryen një punë jo me pagesë kundrejt një shërbimi që jepet prej dëshirës së tij.  

Puna vullnetare është një aksion apo veprim i një grupi individësh të organizuar,  me qëllim përmisimin dhe zbutjen e problemeve të ndryshme që një komunitet i caktuar mund të ketë. 

Puna vullnetare shihet si një shprehje e ndihmës dhe e altruizmit, e cila luan një rol të dorës së parë në mirëqënien e komuniteteve. Ajo nuk ndihmon vetëm komunitetin per të plotësuar një nevojë të tij, por ajo shihet edhe si një ndihmë për vetë vullnetarët.  Individët që marrin pjesë në punën vullnetare kanë motovom të larte, besim si dhe gjatë eksperiencave të tyre me punën në komunitet mund te fitojnë aftësi më të mira në komunikim, lidërship dhe në ndërveprimin në grup. Ajo se cfarë I bashkon këta vullnetarë është entuziasmi dhe sensi I arritjes së qëllimit janë zakonisht dy pika të forta që I bashkon vullnetarët.

Pse duhet të vullnetarizojmë ?

Arsyet për të vullnetarizuar janë të shumta, por kreysorja është dëshira për të ndihmuar të tjerët. Vullnetarizmi ju ofron mundësi të shkëlqyera për zhvillimin tuaj professional dhe rritjen e aftësive personale. Studimet, diplomimi apo puna me kohë të pjesshme mund të jenë vërtetë një fillim i mirë për karrierën tuaj, por nëse dëshironi të investoni më tej në karrierën tuaj dhe të keni një CV sa më të pasur, vullnetarizmi është mundësia më e mirë.Pavarësisht se shumica e njerëzve e shohin vullnetarizmin si një mënyrë bamirësie të mbështetur në altruizëm, duhet të theksojmë se dhe vetë vullnetari duhet të ketë motivimin dhe përfitimin e tij. Eksperiencat, praktikat, njohjet, dëshmitë,shkëmbimet, etj, mund të jenë disa nga motivacionet apo përfitimet indirekte gjatë vullnetarizmit. Në moment të caktuara të jetës tonë të gjithë kemi nevojë për ndihmë. Kështu sot ti mund të jesh personi që ndihmon, ndërsa nesër mund të jesh personi që ka nevojë për ndihmë, madje qe tani mund të jeni në të dyja rolet.Vullnetarizmi përfshin edhe “vetë-ndihmesën”. Kështu nëse vullnetarizoni në një aksion për pastrimin e lagjes tuaj, ju vetë do të jetoni në një mjedis më të pastër dhe më të shëndetshëm.


Motivimi për Punën Vullnetare !

  1. Vullnetarizmi oforn mundësi të pafundme njohjesh.

Të vullnetarizosh në komunitetin tënd, të mundëson të njohësh njerëz të rinj dhe drejtuesit e komunitetit. Gjatë aksioneve dhe aktivviteteve të tjera vullnetare, ju jo vetëm që mund të krijoni njohje dhe miqësi personale ose profesionale,por mund të dëgjoni për një vend të ri pune, të jeni pjesë e aktivitetit që kërkon të punësojë dikë apo të merrni referencat më të mira nga drejtuesit e aktiviteteve.

  1. Vullnetarizmi është mënyra më e mirë për të fituar aftësi të reja.

Gjithmonë e më shumë punëdhënësit kërkojnë individë të cilët kanë aftësi të mira në punën me grup dhe arritjen e qëllimeve specifike. Të vullnetarizosh do të thotë të punosh në grup me njerëz të tjerë, të marrësh vendime të përbashkëta dhe të kontribuosh në zbatimin e tyre.Gjatë këtij proçesi çdokush zhvillon një sërë aftësish personale dhe profesionale. Hartimi, planifikimi, komunikimi, menaxhimi,etj., janë disa nga aktivitetet që ju do të ndeshni me siguri nëse do të vullnetarizoni.

  1. Vullnetarizmi ju foron mundësinë të praktikoni aftësitë tuaja.

Sigurisht që është më efektive ta praktikoni një aftësi apo profesion sesa të lexoni apo të studioni në klasë rreth tij. Vullnetarizmi është mënyra më e mirë për të eksperimentuar këto aftësi, për të praktikuar dhe për të provuar teknika të reja. Të jep mundësinë të fitosh sigurinë nëpërmjet praktikës, të zgjedhësh mënyrat më të mira të punës duke parë edhe se si punojnë të tjerët.

  1. Vullnetarizmi mund t’ju ndihmojë të eksploroni mundësi të reja në karrierën tuaj.

Nëse mendoni për ndonjë ndryshim të mundshëm në karrierën tuaj, vullnetarizmi është mundësia më e mirë për të eksploruar fusha të reja. Shpesh eksperiencat gjatë aksioneve dhe aktiviteteve vullnetare mund t’ju bëjnë të mendini për gjëra të cilat nuk i kishit konsideruar më parë, duke zbuluar kështu interese dhe aftësi të reja që nuk i njihnit më parë.

  1. Vullnetarizmi ju jep kënaqësinë të dini që po bëni mirë duke u angazhuar në komunitetin tuaj dhe duke ndihmuar të tjerët.

Ka shumë mundësi për t’u angazhuar në komunitetin tuaj, nëpërmjet organizatave të ndryshme, projekteve, aksioneve vullnetare, institucioneve komunitare,etj. Për shumë nga problemet që ju shqetësojnë, ju mund të angazhoheni për t’i ndryshuar, për t’i përmirësuar, por më e rëndësishmja është që ju do të jeni i angazhuar në zgjidhjen e tyre.

  1. Vullnetarizmi zhvillon vizionin tuaj.

Gjatë aksioneve apo aktiviteteve të ndryshme me komunitetin, ju keni mundësinë t’i shikoni gjërat nga disa këndvështrime, të njiheni me shqetësimet direkte të banorëve, me qëllimet e organizatës ku vullnetarizoni dhe mënyrën se si ajo i trajton këto shqetësime, me politikat e shtetit në lidhje me këto probleme, me mënyrën e zbatimit apo moszbatimit të ligjit,etj. Duke zgjeruar njohuritë e tua për shqetësimet e komunitetit, ti bëhesh më i vetëdijshëm për mënyrat e ndërhyrjes dhe pse jo, të marrësh përsipër edhe mënyrën e zgjidhjes.


  1. Vullnetarizmi mund të jetë edhe çlodhës.

Shpesh kemi nevojë të thyejmë rutinën e përditshme, ose të krijojmë një mundësi për të ekuilibruar jetën tonë. Të vullnetarizosh për diçka që e ke me passion dhe me interes mund të jetë çlodhëse dhe argëtuese. Të trokasësh në dyert e shtëpive të ndryshme, të takosh dhe të bisedosh me njerëz të rinj, të shoqërohesh me shokë e shoqe të rinj, të shkëput nga rutina dhe problemet e përditshme, duke të krijuar një mundësinë të çlodhesh disi.

  1. Vullnetarizmi mund të krijojë lidera.

Gjatë punës vullnetare, ju mund të identifikoni cilësitë e liderit që ju admironi më shumë dhe të zhvilloni këto cilësi në vehten tuaj. Të menaxhosh një grup vullnetarësh, nuk është njësoj si të menaxhosh një grup të punësuarish. Vullnetarët janë të barabartë dhe i përgjigjen më shumë liderit sesa menaxherit. Ju do të keni mundësitë të drejtoni, nëpërmjet ideve dhe idealeve tuaja, të zhvilloni aftësitë e zgjidhjes së konflikteve dhe mënyrës së mendimit.

  1. Vullnetarizmi tregon aftësi pune dhe menaxhimi.

Eksperiencat e punës, janë ekpserienca pune, qofshin të paguara apo jo. Nëse ju doni të zhvilloni aftësi të reja dhe të investoni për karirën tuaj, puna vullnetare ju jep mundësi të praktikoni këto eksperienca si dhe shumë përvoja të tjera. Tashmë të gjitha kompanitë dhe agjencitë e ndryshme të punësimit e njohin si një eksperiencë shumë pozitive punën vullnetare, pranë organizatave dhe institucioneve të ndryshme.


Aftėsimi dhe motivimi i vullnetarėve


Puna vullnetare është një faktor mjaft i rëndësishëm për zhvillimin e aktivitetit. Vullnetarët janë ata individë që kanë dëshirë për të përmisuar kushtet dhe për të sjellë ndryshime sociale Në lidhje me aktivitete të caktuara shpeshherë vullnetarët mund të mos kenë ekspertizën e duhur për të kryer një punë të dhënë. Ajo se cfarë mund të bëhet është mënyra për t`i aftësuar ata, si psh. Nëpërmjet trajnimeve apo materialeve të shkruara në mënyrë që secili prej vullnetarëve të dijë si të ndërveproj.

 


Mbështetur nga: Banka Botërore

Login





Regjistrohu



Lajmet e fundit


Zyra e Bankës Botërore bën thirrje për projekte në kuadrin e Fondit për
Shoqërine Civile për 2008

Fondacioni Soros bën thirrje për projekte në kuadrin e Programit te Granteve te Vogla / afati deri me 28 shkurt 2008

- "Për ç'farë të studioj ?" -
Artikull nga Prof. Aleksandër Bojaxhi

- Organizimi i Komunitetit Nëpërmjet Kuvendit të Lagjes -

- Panairi i Ideve Rinore -

- Projekti Italo-Shqiptar NAP -




Apliko Tani



Klipi



World Bank Logo

EKO LEVIZJA

LEVIZJA MJAFT

FONDACIONI MJAFT

KESHILLI BRITANIK

PROGRAMI I ALTERNATIVAVE SOCIALE
STIMULUESE

QEVERIA STUDENTORE SHQIPTARE

KESHILLI RINOR SHQIPTAR

PARLAMENTI RINOR SHQIPTAR

ONE WORLD SOUTHEAST EUROPE

SEE EDC INFO

AERONAUTIKA SHQIPTARE

ALBANIAN NAUTICAL CLUB