Projektet Aktuale në Shqipëri !
Organizimi i Banoreve te nje Lagjeje, nepermjet Kuvendit te Lagjes dhe Grupeve te Aksionit
Nisur nga mungesa e inisiativës së çdo banori për të ndërrmarë ndryshime në komunitetin e tij, është evidente se nisma individuale e ka të vështirë të stimulojë organizimin në komunitet për të arritur ndryshimet e nevojshme në interes të anëtarëve të tij. Projekti komunitar synon organizimin e banoreve te nje lagjeje nepermjet grupeve direkte te perfaqesimit sic do te jene Kuvendi i Lagjes dhe Grupet e Aksionit. Misioni i këtyre grupeve do të jetë organizimi i banorëve për të ndihmuar veten e tyre dhe për t’i shërbyer nevojave që ka komuniteti i tyre. Aktualisht në komunitetet tona mungojnë grupet e përfaqësimit të drejtpërdrejtë. (lexoni me shume)
Klubet qytetare – Tirane, Berat, Korçe, Shkoder, Gjirokaster
Klubet qytetare ne rrethet e Shqiperise jane nje nisme shume pozitive e Levizjes MJAFT. Keto klube synojne te afrojne sa me shume te rinj dhe te reja drejt Qytetarise Aktive, ku te rinjte duhet te kene zerin e tyre. Kjo nisme po shtrihet ne rreth te Shqiperise dhe ka nevoje per te rinj dhe te reja aktiv qe kane ide dhe vullnetin e duhur per t'i zbatuar keto ide. Ju mund te jepni kontributin tuaj ne keto klube qytetare permes anetaresimit dhe angazhimit vullnetar prane tyre. (lexoni me shume)
Panairi i Ideve Rinore
Panairi i Ideve Rinore eshte pjese e Projektit Qytetar, dhe ka per qellim angazhimin e te rinjve ne hartimin e projekteve komunitare, duke ofruar te gjitha lehtesite e envojshme per hartimin e projektit, promovimin e tij, pjesemarrjen ne panair dhe zbatimin e tij. Nepermjet kesaj nisme Projekti Qytetar kerkon te nxjerr ne pah vlerat novatore te rinise shqiptare. (lexoni me shume)
Karta Rinore AL<26
Karta Rinore AL<26, eshte nje nisme Keshillit Rinor Shqiptar per ofrimin e sherbimeve rinore me nje vlere te zbritur. Frymezuar nga karta europiane e te rinve EU<26, nepermjet kesaj karte te rinjte dhe te rejat shqiptare do te perfitojne nje larmishmeri sherbimesh me cmime te reduktuara. (lexoni me shume)
Projekti Italo-Shqiptar NAP – Sarande.
Projekti Italo-Shqiptar, "NAP" per zhvillimin e turizmit Italo-Shqiptar, fton te rinjte shqiptare te marrin pjese ne kursin tremujor per ndertimin dhe drejtimin e anijeve me vela. Projekti zhvillohet ne qytetin bregdetar te Sarandes dhe do te perfundoje me ngritjen e nje kantieri per punimin e varkave me vela dhe ngritjen e nje skuadre te rinsh te afte per te drejtuar kete aktivitet turistik. (lexoni me shume)
Lista e projekteve nga donatore te ndryshem
Projektet Aktuale ne Bote
Forumi Studentor Europian
http://karl.aegee.rwth-aachen.de/
Forumi Studentor Europian eshte nje nder shoqatat studentore me te medha ne Europe. Ky Forum perfaqesohet nga rreth 15.000 studente, ne 241 qytete univeritetesh, ne 40 shtete te Europes. AEGEE eshte nje organizate jofitimprurese dhe jopolitike qe te gjitha aktivitetet dhe projektet i ka te bazuara ne punen vullnetare te anetareve te saj.
South East European Network
www.seeyn.org
Qellimi kryesor i ketij rrjeti eshte te vendos marrdhenie te forta bashkepunimi midis organizatave dhe grupeve rinore te rajonit, ne menyre qe te krijohen marrdhenie mirekuptimi dhe tolerance midis ketyre organizatave. Nepermjet rrjetit SEEYN, organizatata rinore mund te forcojne bashkepunimin, te ndermjetesojne aktivitete me te rinjte vullnetare, te zhvillojne programe te perbashketa per trajnime dhe shkembime eksperiencash,etj.
Balcan Children and Youth Foundation
http://www.balkanyouth.org; www.balkanyouth.org/grants.html:
Pjesemarrje Rinore, Forcimi i Zerit Rinor, Njohje interaktive, Edukim Qytetar, Punesim, Edukim Jo-formal, Teknologji, Komunikim, Aktivizmi Rinor, jane fushat qe Fondacioni Ballkanik per femijet dhe te rinjte mund te ofroje.
Zeri i te Rinjve ne nje Ditar Dixhital / http://www.unicef.org/voy/
Radio e te rinjve me historite e te rinjve nga e gjithe bota.
Balkan Case Challenge
www.bcchallenge.org :
Global Junior Challenge - www.gjc.it
Global Youth Action Network - http://www.youthlink.org
e-mail: info@projektiqytetar.com
Faqja Kryesore >>

|