Header Sitemap Forumi Kontakt

Pjesëmarrja në Vendimarrje !


"Askush nuk lind një qytetar i mirë; asnjë komb nuk lind në demokraci. Më saktë të dyja janë proçese që vazhdojnë të përmirësohen në kohë. Të rinjtë duhet të përfshihen që në lindje. Një shoqëri që i përjashton të rinjtë dhe i përdor ata si litar shpëtimi, është e dënuar drejt vdekjes".
Kofi Annan – Ish Sekretar i përgjithshëm i Kombeve të bashkuara.

Ç'farë është Pjesëmarrja në Vendimarrje ?

Pjesëmarrja në vendimmarrje është një term i gjerë që përfshin disa kuptime të pjesëmarrjes direkte të qytetarëve në jetën politike, ekonomike, sociale si dhe shumë fushave të tjera. Në mënyrën ideale të pjesëmarrjes në vendim-marrje çdo aktor duhet të ketë zërin e tij në vendimet që merren dhe ndikojnë në jetën e tij. Kjo formë e qeverisjes i jep fuqi qytetarëve, kontroll duke i bërë edhe më të qëndrueshme vendimet dhe zbatimin e tyre. Më thjesht “pjesëmarrje” do të thotë angazhim aktiv i qytetarëve në demokraci, në qeverisje dhe në marrjen e vendimeve. Por siç thamë më sipër pjesëmarrja është një term shumë I gjerë dhe ka të bëjë edhe me veprimtaritë tona të përditshme, si pjesëmarrja në punë, pjesëmarrja në shkollë, në familje, në grupe shoqërore,etj.


Pse duhet Pjesëmarrja në Vendimarrje ?

Shumë politikanë dhe lidera partish në Shqipëri, nuk e kanë ende bindjen se angazhimi i të rinjve në qytetari dhe në aktivitete komunitare luan një rol kyç në arritjen e rezultateve më të mira. Prandaj në Shqipëri e drejta e të rinjve për pjesëmarrje ngelet ende vetëm në fjalë. Eksperienca e deritanishme dëshmon se kjo mungesë e pjesëmarrjes aktive, dëmton interesat e të rinjve dhe e bën inekzistent zërin e tyre. Siç e shohim të gjithë, të rinjve shqiptarë ju mungon aksesi në shumicën e proçeseve vendimarrëse, nuk kanë asnjë mbështetje politike dhe institucionale, shumë pak akses mediatik, shumë pak organizata dhe qëndra rinore që të punojnë në ndihmë të të rinjve.

Përfitimet e Pjesëmarrjes !

Pjesëmarrja promovon mirëqënien dhe zhvillimin e tonë si të rinj, bën të dëgjohen pikëpamjet dhe opinionet tona, na zhvillon aftësitë tona profesionale dhe na bën qytetarë më të mirë. Sa më shumë mundësi që të kemi për pjesëmarrje aq më shumë eksperienca dhe aftësi të mira do të zotërojmë në të ardhmen. Pjesëmarrja e të rinjve ndihmon doemos në marrjen e vendimeve më efikase dhe më të qëndrueshme. Të rinjtë janë ata që ndikohen drejpërsëdrejti nga papunësia,  nga probleme si abuzimi me substancat, HIV/AIDS, diskriminimi, varfëria,etj., e sit ë tillë duhet të kenë zërin e tyre në vendimarrjen karshi këtyre problemeve. Shumica e programeve dhe politikave që synojnë lehtësimin apo zgjidhjen e këtyre problemeve, jo rrallë herë dështojnë pikërisht nga mospërfshirja e të rinjve në hartimin apo zbatimin e programeve.

Modelet e Pjesëmarrjes Rinore !

Angazhimi i të rinjve në vendimmarrje, mund të shtrihet në çdo fushë me rëndësi për vetë të rinjtë, përfshirë këtu shkollat, lagjet, shërbimet rinore, shërbimet shëndetësore, në qeverisjen lokale apo kombëtare, në rrjete dhe organizata ndërkombëtare. Një alternativë efikase është angazhimi në ngritjen e organizatave/shoqatave, klubeve rinore, qëndrave, rrjeteve, pralamentit rinor,qeverisë studentore, etj. Pjesëmarrja e tyre në këtë mënyrë do të ishte edhe më efektive dhe më e qëndrueshme, duke ofruar shërbime dhe duke ndihmuar veten e tyre. Të rinjtë mund të jenë aktivë në aktivitetet e mëposhtme.

Kërkime. Ekzistojnë shembuj mjaft pozitiv të angazhimit të të rinjve në kërkime rreth problemeve apo situatatave që ju përkasin moshës së tyre, duke dhënë një kontribut të veçantë në fokusimin e grupeve dhe problemeve të rinisë.

Hartimi i Programeve dhe Projekteve, zbatimi, monitorimi dhe vlerësimi.Të rinjtë e angazhuar në këtë fushë japin shpesh arrijnë të japin një plan më të qartë të nevojave specifike, aktiviteteve të nevojshme dhe mënyrës së zbatimit. Në hartimin e projekteve rinore, të rinjtë në Shqipëri kanë arritur të identifikojnë problem kyçe dhe të propozojnë ide mjaft inovatore.

Lobing, Përfaqësim dhe Advokaci. Të rinjtë sot kanë mundësi të mira për t’u zgjedhur dhe për të zgjedhur, për të përfaqësuar dhe për t’u përfaqësuar, nëpërmjet  parlamentit rinor, qeverisë studentore, organizatave dhe klubeve të ndryshme rinore.Në këto role ata kanë përgjegjësitë dhe të drejtat e tyre për të lobuar dhe advokatësuar çështje të ndryshme që ju përkasin jetës së tyre.

Shqyrtimi i rregulloreve dhe legjislacionit që prekin të rinjtë, është një fushë në të cilën shumë organizata dhe grupe rinore duhet të kenë zërin e tyre dhe të propozojnë alternative të reja që përputhen edhe me pikëpamjet dhe interest e tyre.  Në vendin tonë kjo është një fushë jo shumë e eksploruar, prandaj ka edhe shumë më tepër nevojë për angazhimin e të rinjve.

 

Shembuj të pjesëmarrjes në Komunitetin dhe në Shkollën tuaj:

Të shkruash një letër ankesë për shërbimin e pastrimit në lagjën tuaj
Të ndihmosh në ngritjen dhe ecurinë e një klubi rinor pranë lagjes tuaj.
Të ndihmosh të moshuarit në lagjen tënde nëpërmjet lehtësirave të ndryshme.
Të bashkohesh më një grup ambientalistësh që duan të pastrojnë mjediset pranë lagjes tënde.
Të marrësh pjesë në takime publike, pse jot ë ndihmosh në organizimin e tyre.
Të ndihmosh në organizimin e jetës pas shkollore në klasën apo grupin tënd studentor.
Të lobosh me autoritetet locale për lehtësimin e transportit public, apo gjëra të ngjashme.
Të votosh në zgjedhjet elektorale.
Të jesh anëtar i Kuvendit të lagjes tënde dhe të kontribuosh në vendimet e kësaj përfaqësie.
Të angazhohesh në forumet dhe grupet rinore të shkolës apo universitetit tënd.
Të përfaqësosh shkollën ose komunitetin tënd në një garë sportive apo në një panair idesh.

Këto janë vetëm disa shembuj të mënyrave të ndryshme nëpërmjet të cilave ju mund të merrni pjesë në komunitetin apo shkollën tuaj. Ju mund të keni edhe shumë ide të tjera për t’u angazhuar në jetën sociale të komunitetit tuaj.

 

 

 


 

Mbështetur nga: Banka Botërore  

Login





Regjistrohu



Lajmet e fundit


Zyra e Bankës Botërore bën thirrje për projekte në kuadrin e Fondit për
Shoqërine Civile për 2008

Fondacioni Soros bën thirrje për projekte në kuadrin e Programit te Granteve te Vogla / afati deri me 28 shkurt 2008

- "Për ç'farë të studioj ?" -
Artikull nga Prof. Aleksandër Bojaxhi

- Organizimi i Komunitetit Nëpërmjet Kuvendit të Lagjes -

- Panairi i Ideve Rinore -

- Projekti Italo-Shqiptar NAP -




Apliko Tani



Klipi



World Bank Logo

EKO LEVIZJA

LEVIZJA MJAFT

FONDACIONI MJAFT

KESHILLI BRITANIK

PROGRAMI I ALTERNATIVAVE SOCIALE
STIMULUESE

QEVERIA STUDENTORE SHQIPTARE

KESHILLI RINOR SHQIPTAR

PARLAMENTI RINOR SHQIPTAR

ONE WORLD SOUTHEAST EUROPE

SEE EDC INFO

AERONAUTIKA SHQIPTARE

ALBANIAN NAUTICAL CLUB