Header Sitemap Forumi Kontakt

Ofrimi i Zgjidhjeve në Komunitet

 

Organizimi dhe Ndryshimi Social

Për të sjellë ndyshim social në komunitete të caktuara për një cështje të caktuar që shqetëson komunitetin, sigurisht që nuk fillohet vetëm nga ngritja e grupit të punës, por dhe nga përcaktimi I saktë I cështjes që shqetëson një grup të caktuar. Organizimi komunitar është përcaktuar si “një process ndërhyrjeje nga njerëz dhe grupe me interesa të përbashkëta, për të plotësuar një nevojë dhe për të rritur mirëqënien sociale përmes veprimeve kolektive të planifikuara.” Këto grupe komunitare mund të merren me zhvillimin e lokaliteteve, që funksion bazë ka përpjekjen për të rregulluar një situatë problematike me pjesëmarrjen e të gjithë komunitetit. Cdo cështje që përcaktohet duhet të sjellë përmisim të dukshëm në jetën e personave të përfshirë në mënyrë që anëtarët të ndjejnë se po luftojnë për dicka për të cilën ndihen mirë dhemeritojnë përkrahje dhe mbështetje.

Grupet komunitare si agjentë të Ndryshimit Social

Kur një qytetar ndërgjegjësohet që ka lindur si nevojë sjellja e një ndryshimi/ adresimi i një cështjeje në një komunitet të caktuar, është më i predispozuar për të organizuar një grup individësh për të sjellë ndryshim. Këta individë me mbështetjen e grupeve vullnetare, organizatave jofitimprurëse dhe përkrahjen e institucioneve shtetërore në nivel lokal dhe qëndror mund të fitojnë besimin që një situatë specifike mund të ndryshojë nëse ka nevojë për një grupim individësh. Pjesëmarrja aktive në veprime që sjellin ndryshime sociale nxit një ndenjë të lartë motivimi dhe procesi i ndryshimit bëhet edhe më i lehtë.

 

Grupet që sjellin Ndryshim Social

Ndryshimi dhe plotësimi I nevojave, nuk mund të bëhen vetëm nga një individ I vetëm. Ndyshimi social është një process që kërkon angazhimin e një grup individësh. Llojet e grupeve që mund të siellin një ndryshim në komeunitet janë;

1. Lëvizje Sociale

Një lëvizje sociale është e udhëhequr nga një person i/e cili /a advokon në mendimet dhe praktikat e anëtarëve dhe individëve të tjerë duke ndikuar në rritjen e angazhimit të tyre për të sjellë ndryshimë të shpejtë social dhe adresiv të problemit

2. Grupet e Presionit

Grupet e presionit merren me cështje specifike që komunitetet kanë.Disa nga keto ceshtje mund  të jenë, ushtrimi I presionit per të ndryshuar ligjet mbi taksat dhe tatimet , kujdesi për të moshuarit ,krijimi I mjediseve argëtuese etj .

3. Grupet e Përfaqësimit Qytetar

Grupet e përfaqësimit qytatar I referohet komiteteve qytetare këshillimore, të cilat kanë mandat të ushtrojnë ndikimin e tyre, presionin dhe kanë të drejtën e vendim-marrjes kur diskutohen cështje të caktuara me institucione qeveritare. Zakonisht këto grupe japin kontributin e tyre duke u bërë pjesë e vendim-marrjes së bashku me institucione të caktuara qeveritare për cështje të caktuara si politikat shëndetësore, kujdesi shëndetësor, për hartimin e strategjive të ndryshme që kërkojnë të zbusin apo të eleminojnë një problem social.

4. Grupet komunitare për Ndryshim Social

Ky grup krijohet sigurisht pasi identifikohen disa probleme në një komunitet të caktuar. Ky është një grupim ku numri I përfaqësuesve mund të jetë I lartë dhe karakterizohet nga një motiv I lartë për të sjellë ndryshim social në një komunitet të caktuar, të zgjidhin problemet e ketij komuniteti duke synuar përfshirjen e komunitetit në vendim-marrje për adresimin e këtyre problemeve.

Disa nga sfidat e Pjesëmarrjes së Komunitetit

Disa nga vështirësitë së pjesëmarrjes së komunitetit për të sjellë ndryshim social mund të jenë:

  • Procesi kërkon durim, pasi rezultatet nuk mund të arrihen menjëherë.
  • Duhen marrë në konsideratë pikëpamje të ndryshme.
  • Nxitja e komunitetit për të marr vetë situatën në kontroll për të mos pritur që të tjerët të vendosin për të.
  • Pranimi i vendimeve që merr komuniteti.
  • Hartimi i një plani rezerve se si duhet vepruar në rastet kur komuniteti nuk bie në konsesus.
  • Rezistenca e strukturave të ndryshme lokale dhe qëndrore për të bashkëpunuar.


 

Mbështetur nga: Banka Botërore  

Login





Regjistrohu



Lajmet e fundit


Zyra e Bankës Botërore bën thirrje për projekte në kuadrin e Fondit për
Shoqërine Civile për 2008

Fondacioni Soros bën thirrje për projekte në kuadrin e Programit te Granteve te Vogla / afati deri me 28 shkurt 2008

- "Për ç'farë të studioj ?" -
Artikull nga Prof. Aleksandër Bojaxhi

- Organizimi i Komunitetit Nëpërmjet Kuvendit të Lagjes -

- Panairi i Ideve Rinore -

- Projekti Italo-Shqiptar NAP -




Apliko Tani



Klipi



World Bank Logo

EKO LEVIZJA

LEVIZJA MJAFT

FONDACIONI MJAFT

KESHILLI BRITANIK

PROGRAMI I ALTERNATIVAVE SOCIALE
STIMULUESE

QEVERIA STUDENTORE SHQIPTARE

KESHILLI RINOR SHQIPTAR

PARLAMENTI RINOR SHQIPTAR

ONE WORLD SOUTHEAST EUROPE

SEE EDC INFO

AERONAUTIKA SHQIPTARE

ALBANIAN NAUTICAL CLUB