Header Sitemap Forumi Kontakt

Mundësitë e Angazhimit Vullnetar !

Qëndra e Grupimit Eko-Lëvizja

“Ekolëvizja” është aleanca e një Grupimi OJF-sh mjedisore, krijuar që në Janar të 2004-ës, me shtrirje mbarëkombëtare, që punojnë për mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin e qëndrueshëm. Misioni i Grupimit “Ekolëvizja” është: Të bashkojë dhe forcojë zërin e shoqërisë civile në mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin e qëndrueshëm, të bëhet faktor në proceset vendimmarrëse, përmes forcimit të integritetit të rrjetit të shoqatave mjedisore, rritjes së cilësisë së veprimtarive, zgjerimit të pjesëmarrjes, informimit dhe ndërgjegjësimit të publikut. Ky grupim Organizatash Mjedisore mirëpret të rinj vullnetarë që duan të angazhohen në fushën e Mjedisit.

Për më tepë informacion ju lutem vizitoni: www.ekolevizja.org

Lëvizja "MJAFT"

Lëvizja Mjaft lindi si rezultat i një fushate katët mujore ndërgjegjësimi ndaj çështjeve kyçe që pengojnë zhvillimin social, politik dhe ekonomik të vendit. Ajo ka vendosur një standart të ri në sektorin e shoqërisë civile shqiptare. Visioni kryesor i Lëvizjes Mjaft! është krijimi i një Shqipërie të mirëqeverisur, me qytetarë aktivë, komunitete të forta dhe një imazh pozitiv në botë. Per te ditur me shume rreth vullnetarizmit ne qytetin tuaj, ju lutem, kontaktoni ne adresen vullnetar@mjaft.org. Lëvizja MJAFT, është e hapur për të gjithë të rinjtë që kërkojnë të angazhohen në Qytetarinë Aktive.

Për më tepë informacion ju lutem vizitoni: /www.mjaft.org

Shoqata "PASS"

Programi i Alternativave Social-Stimuluese eshte nje organizate rinore qe ka per qellim krijimin dhe forcimin e sensit komunitar. Aktualisht PASS, po punon me nje projekt pilot per ngritjen e grupeve te perfaqesimit ne lagjen Nr.7, (blloku i banesave pas Ish Ekspozites "Shqiperia Sot"), me qellim qe komuniteti i nje lagjeje te kete se fundmi perfaqesine e tij direkte dhe te perfaqesohen sa me drejt interesat e tij. Organizata PASS është e hapur për të gjithë të rinjtë që duan të angazhohen në punën me komunitetin dhe mjedisin.

Për më tepë informacion ju lutem vizitoni: www.pass-al.org

Qëndra EDEN

E krijuar në Janar 2003 dhe e rregjistruar në mars 2004, si një organizate joqeveritare dhe jofitimprurëse, EDEN është një Qendër Mjedisore Shqiptare e cila ka për qëllim të kontribuojë në zhvillimin e një mjedisi të qendrueshëm dhe të shëndetshëm. Qëndra EDEN mirëpret të rinj vullnetarë të cilët duan të punojnë në fushën e mjedisit.

Për më tepë informacion ju lutem vizitoni: www.eden-alb.org

Bashkia Tiranë

Bashkia e Tiranës ofron mundësi të shumta për angazhimin vullnetar të të rinjve. Nëpërmjet Zyrës së Koordinimit të Projekteve ju mund të viheni në dijeni për projektet që Bashkia e Tiranës po i zbaton ose ka në plan të fillojë. Ju vetë mund të prezantoni idetë tuaja pranë njësisë së Koordinimit të Pojekteve dhe të ndërmerni nismat tuaja në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës. Bashkia e Tiranës është e gatshme të mirëpres të gjithë të rinjtë që duan të angazhohen si vullnetar.

Për më tepë informacion ju lutem vizitoni: www.tirana.gov.al/

Vullnetarët e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri - UNV

Programi i Vullnetarëve të Kombeve të Bashkuara është vendosur në Shqipëri që në vitin 2001, me qëllim promovimin e vullnetarizmit rinor.Kjo organizatë afron çdo vit rreth 7500 vullnetarë në të gjithë botën, të cilët punojnë në 140 vënde të ndryshme dhe kanë një eksperiencë 5-10 vjeçare. Zyra e UNV në Shqipëri mirëpret të rinjtë vullnetarë që duan të angazhohen në punë vullnetare.

Për më tepë informacion ju lutem vizitoni: www.unv.undp.org.al

Shoqata "NENUJSAT"

Shoqata organizatore "NENUJSAT", u themelua qysh ne vitin 1994 nga nje grup te rinjsh te apasionuar pas sportit te zhytjes me bombula. Gjate viteve ne vazhdim "Nenujsat", e zgjeruan aktivitetin e tyre ne fushen e kampingjeve me cadra dhe turizmit detar. Sot kjo organizate drejton Shkollen e Zhytjes me bombula dhe Kampingun Rinor ne Jal, dhe eshte partnere kryesore ne projektin Italo - Shqiptar NAP, per zhvillimin e turizmit detar permes varkave me vela. Shoqata "Nënujsat", mirëpret të gjithë tërinjtë vullnetarë që duan të angazhohen në eko-turizmin sportiv dhe aventurë.

Për më tepë informacion ju lutem vizitoni: www.albtur.com

Parlamenti Rinor Shqiptar

Parlamenti rinor shqiptar u krijua për të angazhuar dhe për të inkurajuar të rinjtë në Shqipëri për të marrë rol aktiv në tranzicionin drejt demokracisë. Me mbështetjen e UNICEF-it.Parlamenti Rinor përfshin të gjithë të rinjtë shqiptarë të moshës 14-18 vjeç, jo vetëm të atyre në shkollë, të cilët kërkojnë të përmirësojnë pjesmarrjen e të rinjve në debatet publike dhe të lidhin të injtë me proçesin demokratik. Parlamenti Rinor mirëpret të gjithë të rinjtë që duan të angazhohen në jetën shkollore.

Për më tepë informacion ju lutem vizitoni: www.ypalbania.org

Partnerët e tjerë ku ju mund të angazhoheni si vullnetarë do të vijnë së shpejti

 

Mbështetur nga: Banka Botërore  

Login





Regjistrohu



Lajmet e fundit


Zyra e Bankës Botërore bën thirrje për projekte në kuadrin e Fondit për
Shoqërine Civile për 2008

Fondacioni Soros bën thirrje për projekte në kuadrin e Programit te Granteve te Vogla / afati deri me 28 shkurt 2008

- "Për ç'farë të studioj ?" -
Artikull nga Prof. Aleksandër Bojaxhi

- Organizimi i Komunitetit Nëpërmjet Kuvendit të Lagjes -

- Panairi i Ideve Rinore -

- Projekti Italo-Shqiptar NAP -




Apliko Tani



Klipi



World Bank Logo

EKO LEVIZJA

LEVIZJA MJAFT

FONDACIONI MJAFT

KESHILLI BRITANIK

PROGRAMI I ALTERNATIVAVE SOCIALE
STIMULUESE

QEVERIA STUDENTORE SHQIPTARE

KESHILLI RINOR SHQIPTAR

PARLAMENTI RINOR SHQIPTAR

ONE WORLD SOUTHEAST EUROPE

SEE EDC INFO

AERONAUTIKA SHQIPTARE

ALBANIAN NAUTICAL CLUB