Header

Si tė organizohemi nė grupe pune ?

Kush do punoje me ke ?
Të gjithë ata që kanë një vizion për të ardhmen. Individë që janë të motivuar për të sjellë ndryshime. Individë që dinë që nuk mund të presin gjithshka nga të tjerët, por duhet të veprosh dhe të ndërrmarrësh iniciativa për të plotësuar nevojat e tyre. Këta mund të jenë kushdo, vullnetarë, studentë, profesionistë të fushave të caktuar, anëtarë të thjeshtë të komunitetit etj. Të gjithë këta do ndërveprojnë me njerëz që ndihen “ të dobët” dhe “të pafuqishëm” për të plotësuar nevojat e tyre. Njerëz që kanë pak eksperiencë në ndërverpime sociale dhe që kanë nevojë për mbështetje dhe motivim në mënyrë që të sjellin një ndryshim social.

Nevojat e aktivitetit
Nevojat për zhvillimin e një aktivitetit janë të ndryshme. Duhet të ketë burime njerëzore, burime materiale dhe bashkëpunime me strukturat në nivel lokal dhe qendror.
Burimet njerëzore është pjesëmarrja e ndividëve në aktivitet.
Burimet materiale përfshijnë mjetet logjistike për të zhvilluar aktivitetin.
Aktiviteti kërkon edhe bashkëpunim me institucionet në nivel qendror dhe lokal me qëllim që këto nevoja të bien në vesh të atyre që kanë kompetencë për të ndryshuar një nevojë sociale.

Tė drejtat dhe pėrgjegjėsitė e anėtarėve tė skuadrės
Anëtarët e një ekipi udhëhiqen nga qëllime të përbashkëta. Secili anëtar ka të drejtë të shpreh mendimin e tij dhe të përmbush një rol të caktuar. Secili është i lirë për të shprehur argumentat racinal dhe logjike për të arritur qëllimin e aktivitetit. Në përputhje me aftësitë profesionale të zhvilloj aktivitete dhe të jetë përegjegjës për realizimin e plotë të tyre.

Komunikimi brenda skuadrės
Komunikimi është një armë shumë e fortë e punës në skuadër. Komunikimi brenda ekipit duhet të jetë i hapur dhe i sinqertë. Në këtë mënyrë kuptohet më mirë nevoja, idetë dhe opinionet që secili anëtar i skuadrës mund të ketë. Komunikimi rrit jo vetëm ndërverimin brenda grupit të punës, por edhe në bashkëpunime me aktorë të tjerë, të cilët janë të përfshirë në komunitet.

Motivimi i anėtarėve tė skuadrės
Në krijimin e ekipeve një faktor shume i rëndësishëm është motivimi. Zakonisht anëtarët e skuadrave kanë qëllimë, mendime dhe synime të përafërta me njëri-tjetrin. Është shumë e rëndësishem që secili anëtar të vlerësohet për punën që kryhen. Vlerësimi mund të jetë verbal apo në formë të shkruar. Fakti që anëtarët vlerësohen dhe stimulohen rrit ne mënyre të ndjeshme motivimin e tyre. Ata ndihen më të përfshirë në grup dhe kanë një ndjenjë më të lartë krenarie për punën që zhvillohet.

Puna vullnetare, aftėsimi dhe motivimi i vullnetarėve
Puna vullnetare është një faktor mjaft i rëndësishëm për zhvillimin e aktivitetit. Vullnetarët janë ata individë që kanë dëshirë për të përmisuar kushtet dhe për të . Sjellë ndryshime sociale Në lidhje me aktivitete të caktuara shpeshherë vullnetarët mund të mos kenë ekspertizën e duhur për të kryer një punë të dhënë. Ajo se cfarë mund të bëhet është mënyra për t`i aftësuar ata, si psh. Nëpërmjet trajnimeve apo materialeve të shkruara në mënyrë që secili prej vullnetarëve të dijë si të ndërveproj.

Pėrgatitja e planit tė punės
Përgatitja e planit të punës duhet të jetë në përputhje më qëllimeë dhe objketivar për të cilat ky ekip është ngritur. Plani i punës duhet të përfshijë aktivitetet konkrete që do të ndërmerren për të plotësuar apo përmisuar një nevojë, cilat do të jenë rezultatet që priten nga ky ndërveprim, cilat do të jenë instrumentat matës me të cilat do të kuptohet se sa në mënyrë efikase janë përdorur burimet, cilët do të jenë bashkëpunëtorët dhe aktorët që do të marrin pjesë në këtë aktivitet.
Ajo se cfarë është e rëndësishme është në në planin e punës, duhet të përshkruhen rolet dhe përgjegjësitë që secili anëtar i ekipit ka në zhvillimin e këtij aktiviteti.

Ndarja e detyrave
Secili anëtar duihet t`a ketë të qartë rolin që do të ketë në zhvillimin e aktiviteti. Është e rëndësishme që rolet të mos jenë të dyfishta dhe që secili anëtar t`i ketë kuptuar qartë. Gjithashtu një tjetër shmangje është që një rol të mos bëhet nga dy individë. Zakonisht rolet jepen duke u përshtatur me aftësime personale dhe ekspertizën që secili anëtar i ekipit ka.

 

Login





Regjistrohu



Lajmet e fundit


Zyra e Bankës Botërore bën thirrje për projekte në kuadrin e Fondit për
Shoqërine Civile për 2008

Fondacioni Soros bën thirrje për projekte në kuadrin e Programit te Granteve te Vogla / afati deri me 28 shkurt 2008

- "Për ç'farë të studioj ?" -
Artikull nga Prof. Aleksandër Bojaxhi

- Organizimi i Komunitetit Nëpërmjet Kuvendit të Lagjes -

- Panairi i Ideve Rinore -

- Projekti Italo-Shqiptar NAP -




Apliko Tani



Klipi



World Bank Logo

EKO LEVIZJA

LEVIZJA MJAFT

FONDACIONI MJAFT

KESHILLI BRITANIK

PROGRAMI I ALTERNATIVAVE SOCIALE
STIMULUESE

QEVERIA STUDENTORE SHQIPTARE

KESHILLI RINOR SHQIPTAR

PARLAMENTI RINOR SHQIPTAR

ONE WORLD SOUTHEAST EUROPE

SEE EDC INFO

AERONAUTIKA SHQIPTARE

ALBANIAN NAUTICAL CLUB