Kush përfshihet në Projektin Qytetar ?
I gjithë komuniteti duhet të luaj rol në ndihmën ndaj te rinjve dhe studentëve ne vecanti, në mënyrë që ata të mësojnë sa më shumë rreth rolit të tyre në shoqëri. Mundësitë ekzistojnë përmes :
Te cilet duhet te inkurajojne femijet e tyre te perfshihen ne organizata apo grupe lokale, ne aktivitete komunitare apo aksione pastrimi. Nje nxitje e te rinjve per pjesemarrje angazhime sociale nga familja e tyre do te ishte nje hap shume pozitiv ne edukimin qytetar te te rinjve. Kjo do te siguronte te rinjte se po bejne gjene e duhur dhe do garantonte prinderit e tyre se femijet jane qytetare aktive. Vete prinderit duhet te japin shembullin e tyre para femijeve, duke perkrahur nismat ne komunitetin e tyre, duke respektuar proçeset zgjedhore apo duke reaguar ndaj shqetesimeve qytetare.
Fatmiresisht ne Shqiperi jane te shumta Organziatat dhe grupet rinore qe veprojne ne fusha te ndryshme. Ne kete faqe ju mund te merrni informacion edhe me te gjere rreth organizates rinore qe operon ne rrethin tuaj. Ju mund te angazhoheni ne nje nga keto organizata ose shume thjesht mund te krijoni nje te re nese mendoni se ende nuk ekziston nje organizate per fushen ku doni te punoni, ose e shihni se edhe pse ka nje organizate te tille ajo nuk po punon sic duhet. Ne shumicen e komuniteteve tona mungojne sherbimet apo qendrat komunitare, prandaj ju mund te fokusoheni ne nje nisme te tille. Ndertimi i Qendres Komunitare ne Lagjen tuaj do te ishte nje nisme e shkelqyer per angazhimin tuaj ne Qytetarine Aktive. Per kete nisme me siguri ju do te gjeni edhe perkrahjen e nevojshme te banoreve te tjere dhe Bashkise apo Komunes tuaj.
Eshte fakt se ne vendin tone Mjedisi po demtohet dita -dites. Kjo vjen si pasoje e shfrytezimit pa kriter por edhe e edukates se ulet mjedisore. Ne shume lagje verejme mbindotje dhe fatkeqesisht te shoqeruar me nje indiferentizem qytetar. Nje mjedis i ndotur eshte i rrezikshem per shendetin tone, nuk na ben te ndihemi mire dhe shpesh ndikon ne higjenen tone personale. Edhe pse ne vendin tone ka pasur nisma shume pozitive per pastrimin dhe ndergjegjesimin e banoreve dhe te Pushtetit Lokal. mbi problemet e ndotjes, ka ende shume indiferentizem. Angazhimi i te rinjve ne levizjet ambientaliste, ne fushata ndergjegjesuese dhe aksione konkrete pastrimi, do te sillte ndryshime te medha ne gjendjen e mjedisit por mbi te gjitha ne rritjen e kultures mjedisore. Ju mund te perfshiheni ne Klubin Ekologjik te shkolles tuaj dhe nese ende nuk ekziston, eshte koha qe ju ta ngrini kete klub te denje te Rinjsh Aktiviste. Se bashku me te rinjte e tjere te cilet duan te sherbejne per permiresimin e mjedisit ku jetojme, mund te organizojme aksione pastrimi ne lagjet tona, apo te informojme banoret per rregullat e sjelljes miqesore ndaj mjedisit te lagjes tone.
Angazhimi ne Levizje Qytetare tregon Qytetari Aktive, ndihmon ne formimin qytetar te gjithsecilit dhe i sherben ne menyre konkrete komuniteteve tona. Te rinjte jane nje energji e madhe qe mund t'i ofrojne shume levizjeve per çeshtjet qytetare. Pjesemarrja ne nje proteste per krizen elektrike apo kundershtimi i nje ligji qe cenon te drejtat tona pasqyrojne kulturen tone qytetare dhe nivelin e aktivizmit rinor. Eshte fakt qe ne vendin tone keto tregues jane ende shume te ulet, sidomos mospjesemarrja e te rinjve dhe indiferentizmi i tyre po kthehet ne nje mode te rrezikshme. Nese duam te angazhohemi ne jeten qytetare te vendit tone, na kerkohet me cdo kusht te respektojme pjesemarrjen dhe aktivizmin rinor. Menyrat e angazhimit ne Levizjet Qytetare jane te shumta dhe ju mund te ngrini nje levizje te ketille ne komunitetin tuaj. Ndonese eshte nje plan ambicioz provoni me nje organizim te thjeshte proteste apo me nje aksion vullnetar ne lagjen tuaj.
Aksionet Vullnetare jane nje forme ndergjegjesimi por dhe pune konkrete, te cilat kane pak fjale dhe me shume vepra. Vertet mund t'i flasesh komshiut te mos hedhi me mbeturinat nga ballkoni, por ne momentin qe i vihesh t'i pastrosh, ai do te kuptoje me shume se cdo te kuptonte ne nje seance leksioni mbi ndotjen mjedisore. E pra, nese doni me shume te veproni sesa te komentoni, atehere aksionet vullnetare, jane fiks per ju. Jane ato qe kerkojne me shume guxim, me shume pune dhe sigurojne ndryshime konkrete. Nje aksion per pastrimin e lagjes tuaj do te ishte menyra me mire per te filluar eksperiencat tuaja ne punen vullnetare.
Te gjithe po e jetojme varferine ejetes social kulturore ne qytetet tona. Dikush me shume e dikush me pak, te gjithe jemi te kufizuar nga mungesa e nismave social-kulturore te cilat do te gjalleronin jeten jashteshkollore apo pas pune te te rinjve shqiptare. Fakti qe kete kohe shumica e te rinjve e kalon kafeneve deshmon mungesen totale te aktiviteteve kulturore ne qytetet tona. Ngritja e nje grupi apo shoqate rinore qe ka ne fokus zhvillimin e aktiviteteve social-kulturore eshte nje nisme e domosdoshme qe do te pasuronte jeten e te rinjve dhe komuniteti do te perfitonte doemos nga zhvillimi i ketyre aktiviteteve.
Angazhimi ne nje klub rinor te apasionuar pas nje sporti eshte gjithashtu nje menyre mjaft terheqese per t'u angazhuar ne aktivitete sociale. Se bashku me te rinjte e tjere klubit tuaj mund te ofroni sherbime te vlefshme ne fushen e sportit apo turizmit sportive. Nje menyre e mire per te sherbyer jo vetem ne komunitetin tuaj por edhe vizitoreve qe vijne ne qytetin apo fshatin tuaj. Nje klub rinor qe ka ne fokus sportin, apo turizmin sportiv dhe aventure eshte nje nisme e shkelqyer qe do te gjente perkrahje nga komuniteti lokal.

|