Ku dhe si do të zbatohet Projekti Qytetar?
Promovimi i qytetarisë aktive do iu japë mundësi të rinjve të përfshihen ne vendimmarrje, duke ofruar zgjidhje të problemeve immediate te komuniteteve të tyre, të bëhen pjesë e debateve dhe lëvizjeve sociale, të marrin përgjegjësi në komunitetet e tyre duke përmirësuar rolin dhe aftësitë e tyre si qytetarë.
Projekti qytetar është një praktikë efektive që i lejon të rinjtë shqiptarë të përmbushin edukimin e tyre qytetar, duke integruar njohuritë dhe aftësitë e tyre në projekte dhe aksione konkrete të cilat ndihmojnë realisht komunitetin e tyre, zhvillojnë përgjegjësi sociale dhe nxisin pjesëmarrjen qytetare.
Rinia është një forcë vitale e shoqërisë. Shumica e të rinjve kanë vullnetin dhe forcën e nevojshme për të ndryshuar, për të punuar së bashku, për t’u angazhuar dhe për të rritur zërin e qytetarëve të rinj në jetën publike. Kjo do të thotë më shumë forcë në vendimmarrje dhe më shumë veprime konkrete dhe të dukshme. Të rinjët duhet të ofrojnë zgjidhje dhe të kenë mundësi për zgjedhje.
Projekti do të krijojë hapësira të reja për angazhimin e të rinjve në jetën qytetare, do të nxisë debatin dhe mendimin kritik mes të rinjve dhe organizatave rinore duke forcuar zërin e të rinjve në shoqërinë tonë, si dhe do të ndikojë në rritjen e cilësisë së informimit të publikut.
Studentët i kanë të gjitha mundësitë të jenë qytetarë pozitivë në komunitetet e tyre. Ata mund të veprojnë për të përmirësuar komunitetin, shkollën, mjedisin dhe shoqërinë në tërësi nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme të organizuara në grupe ose individualisht, duke u angazhuar në organizata apo duke prezantuar dhe vetë projekte apo nisma komunitare.
Dhënia e informacionit të saktë dhe komunikimi nëpërmjet këtij informacioni është një nga çështjet më të rëndësishme që synohen të arrihen. Ofrimi i një informaioni cilësor dhe sasior do të orientojë grupet rinore drejt praktikave sa më efikase të aktiviteteve komunitare.
<< Faqja Perpara

|