Header Sitemap Forumi Kontakt

Komunikimi me Banoret

Komunikimi me banoret eshte nje nder aspektet me te rendesishme te punes me komunitetin tuaj. Gjate punes me komunitetet ne lagje te ndryshme te Tiranes, ne kemi vene re se shumica e banoreve jane me te prirur te marrin pjese ne aksione nese ne ushtrojme nje komunikim te vazhdueshem dhe efikas. Per shembull, nese do te ftonim banoret e nje blloku pallatesh te bashkohen me ne diten e shtune per nje aksion pastrimi, eshte e domosdoshme te shpjegojme ne detaje arsyet e nismes tone, dhe ti pergjigjemi natyrshem pyetjeve Kush? Kur? Pse? Si?, ne menyre qe cdo banor te jete i informuar mbi natyren e aktivitetit, kush e organizon dhe si do te veprohet. Ne kete faze nuk duhet nenvleftesuar asnje pyetje sado e pakuptimte qe mund te duket per momentin. Nje sjellje e mire dhe nje komunikim efikas do te afronte shume me teper banor ne Aksionin tuaj te rradhes!

Ç’farë është puna në komunitet?

Në aspektin teorik, puna në komunitet është kocepti i fuqizimit. Ky fuqizim lidhet me ideologjinë  dhe politikën për ndryshime sociale,(strategji, programe,vlerësime,studime)
Nga ana tjetër, praktika e përditshme, ka një qëndrim të kundërt me atë të ideologjisë dhe politikës.(aksioni konkret)
Për të kuptuar diferencën midis teorisë së punës me komunitetin dhe praktikës duhet të analizojmë mënyrat se si punojmë në komunitet.


Tre modelet e ndërhyrjes në komunitet

1. Planifikimi Social

Planifikimi social është modeli i “Të bësh për”, komunitetin. “Fillimi i sigurt”, është pjesë e inisiativës së planit social.


2. Zhvillimi Komunitar

Synon të sigurojë kushtet e jetesës, duke inkurajuar pjesëmarrjen e anëtarëve të komunitetit të bëjnë më shumë për veten e tyre. Kjo është faza “të bëjmë dicka së bashku”.Qytetaria aktive është pjesë e rëndësishme e zhvillimit të inisiativave të komunitetit, duke krijuar komitete përfaqësuese, organizata vullnetare, që diskutojnë problemet, nevojat dhe idetë, në takime me përfaqësues të administratës shtetërore,(pushteti lokal,institucione përgjegjëse për shërbimet sociale dhe infrastrukturë)


3.  Aksioni në Komunitet

Aksionet sociale në komunitet, zhvillohen mbi bazën”Të bëra nga”,(banorët) dhe njihet si një model konfliktual. Kjo fazë përshkruhet si reagimi i komunitetit ndaj mungesave sociale, nga ndërtimet e padëshiruara, nga vendimet e kompanive të fuqishme për të ndërhyrë në jetën komunitare, kur vendimet merren pa pjesëmarrjen e përfaqësuesve të komunitetit. Qëllimi i aksionit social është të fuqizojë zërin komunitar përmes protestave, fushatave,peticioneve,etj.


Avantazhet e Aksionit Social

Tregon kundërshtimin e një grupi të gjerë interesash dhe fuqish, kundra vendimeve të politikës dhe bizneseve të fuqishme.
Injorimi apo vënia në pozitë mund të refuzojë zbatimin e një vendimi jot ë drejtë.
Tregon që komuniteti është I fortë dhe s’lejon mëkëmjen sipas interesave të ngushta.

Disavantazhet

Mund të nxisi irritim ekstrem dhe dhunë.
Peticionet mund të mos konsiderohen fare.
Ekziston mundësia që mos të merren parasysh të gjitha aspektet e një problemi kompleks.
Nuk është e mundur të përfshish çdo anëtar të komunitetit.
Ka shpenzime të mëdha në kohë.
Sidoqoftë është mirë që punonjësit social të përfshihen në këto aksione sociale për të siguruar ndërmjetësim, informacion sa më korrekt dhe që aksioni most ë dali jashtë kontrollit.

Aftësitë e te rinjve qe duan te vepronjne në komunitet janë

Shpirti i organizimit dhe inisiativës
Analitik në aksionet me komunitetin
Këshillues të mirë me njerëzit
Çdo organizator është një lider në komunitetin ku punon.
Planifikues të mirë të çdo aktiviteti që zbaton në komunitet
Të njohë mirë teknologjinë e informacionit dhe komunikimit elektronik.
Skuadra e punonjësve socialë në komunitet duhet:
Të komunikoj informacion për shqetësimet e njerëzve në një lagje, fshat apo më gjerë.
Të mbrojë interesat e komunitetit nëpërmjet advokacisë,(mbrojtja sociale)

Konkluzione te punes me komunitetin

Plani Social duhet të përmirësojë kushtet në të cilat jetojnë anëtarët e komunitetit
Planifikimi social lidhet ngushtë me teorinë e veprimit në komunitet, dhe ndonëse mund të jetë perfekt në concept, nuk arrin asnjëherë rezultatet e duhura në praktikë.
Zhvillimi i komunitetit është ndër modelet më productive, që inkurajon dhe ndihmon vërtetë anëtarët e komunitetit të bëhen më aktivë, të përfshihen dhe të kërkojnë atë që duan dhe ju nevojitet, si komunitet.                                                                                                 
Forcon ndjenjën “të bëjmë me,(komunitetin,përfaqësinë)” sesa, të bëjmë për komunitetin.
Të tre hapat e ndërhyrjes kanë si qëllim plotësimin më të mirë të interesave të komunitetit,(publikut të gjerë).
Për të siguruar vazhdimësinë e programeve, është e domosdoshme pjesëmarrja aktive e antarëve të komunitetit dhe e përfaqësuesve të shërbimeve sociale,(institucione & organizata )
Zhvillimi i komunitetit krijon pavarësi dhe aftësi, që një komunitet të rimkëmbet dhe të marrë në dorë kontrollin e faktorëve socialë që ndikojnë në jetën e tij.
Aksioni në komunitet megjithëse duket më efikasi, në disa raste mund të dalë jashtë kontrollit dhe të shkaktojë sprapsjen e komunitetit,(humbja e besimit, produktiviteti i ulët,etj.). Është fakt se ky model është më i fuëishëm,por edhe më i ndërlikuari, në qëllimet dhe objektivat e tij.
Padyshim se mënyra më e mirë është studimi i secilit model, për të marrë një pjesë nga të treja model dhe për t’a përdorur në momentin e duhur,*(sesa zbatimi i vetëm njërit prej modeleve).

Shërbimet në komunitet mund te jene

Aktivitete sociale
Aksione vullnetare
Advokaci
Trajnime & workshope për forcimin e komunitetit
Aktivitete të kohës së lirë

 

 

Login





Regjistrohu



Lajmet e fundit


Zyra e Bankës Botërore bën thirrje për projekte në kuadrin e Fondit për
Shoqërine Civile për 2008

Fondacioni Soros bën thirrje për projekte në kuadrin e Programit te Granteve te Vogla / afati deri me 28 shkurt 2008

- "Për ç'farë të studioj ?" -
Artikull nga Prof. Aleksandër Bojaxhi

- Organizimi i Komunitetit Nëpërmjet Kuvendit të Lagjes -

- Panairi i Ideve Rinore -

- Projekti Italo-Shqiptar NAP -




Apliko Tani



Klipi



World Bank Logo

EKO LEVIZJA

LEVIZJA MJAFT

FONDACIONI MJAFT

KESHILLI BRITANIK

PROGRAMI I ALTERNATIVAVE SOCIALE
STIMULUESE

QEVERIA STUDENTORE SHQIPTARE

KESHILLI RINOR SHQIPTAR

PARLAMENTI RINOR SHQIPTAR

ONE WORLD SOUTHEAST EUROPE

SEE EDC INFO

AERONAUTIKA SHQIPTARE

ALBANIAN NAUTICAL CLUB