Header Sitemap Forumi Kontakt

Domethëniet e Teorisë së Inteligjencës së Shumëfishtë

1. Çdo individ zotëron të tetë llojet e inteligjencave.  Teoria e IS presupozon që çdo individ ka kapacitete/aftësi në të tetë llojet e inteligjencës.  Sigurisht që tetë inteligjencat funksjonojnë së bashku në mënyra unike për çdo individ.  Shumë rrallë në historinë e shoqërisë njerzore janë lindur njerëz që të zotërojnë nivele tejet të lartë të funksionimit në më të shumtat e tyre, në mos në të tetë inteligjencat.  Porse këta individë janë tejet të rrallë në shoqërinë njerëzore.  Njerëz të tjerë, si p.sh. ata që janë në institucione për zhvillime të pamjaftueshme mendore, duket të mos kenë të zhvilluar asnjërën nga të tetë inteligjencat me përjashtim të niveleve më bazë të tyre.  Porse më e shumta e jonë biem diku midis këtyre dy ekstremeve: me zhvillim të mirë në një dy inteligjenca, me zhvillim mesatar në disa prej tyre dhe me zhvillim të pamjaftueshëm në ndonjë prej tyre.  Testi i mësipërm u jep idenë e nivelit të zhvillimit të tyre.

2. Më e shumta e njerëzve mund të zhvillojnë sejcilën inteligjencë në një nivel të pranueshëm kompetence.  Ndonëse dikush mund të ankohet për mangësitë e tij/saj në një fushë të caktuar e ta konsiderojë këtë mangësi të lindur, teoria sygjeron se faktikisht gjithkush ka aftësi të zhvillojë që të tetë inteligjencat në një nivel të kënaqëshëm ekzekutimi nëse i sigurohet inkurajim i përshtatëshëm, përvojë dhe instruksion.  Sa më sipër mundëson t’i sygjerohet çdo prindi që të inkurajojë fëmijën për çdo arritje, ta ushqejë me përvojë dhe instruksione nëpëmjet aktiviteteve të jetës familjare brënda e jashtë shtëpisë dhe ta ndihmojë duke e instruktuar dhe duke i demonstruar jo vetëm një herë atë që i spjegon, qoftë kjo sjellje apo çështje mësimore.  E njëjta gjë vlen të theksohet për edukatorët që punojnë me kurikulën shkollore.

3. Inteligjencat si rregull zbatohen bashkërisht njëherësh në një mënyrë komplekse.  Normalisht asnjëra inteligjencë nuk punon e izoluar nga të tjerat.  Inteligjencat gjithnjë ndërveprojnë me njëra tjetrën.  Kështu p.sh. për të përgatitur një gjellë, guzhinjeri duhet të lexojë recetën (inteligjencë gjuhësore), të shumëzojë a pjestojë përbërësit e recetës së gjellës në vartësi të faktit se për sa persona do të gatuaj (inteligjencë logjiko-matematik), të zhvillojë një menu ushqimi e cila të kënaqë të gjithë personat që do të ushqehen (inteligjencë ndërvehtiake), si dhe të qetësojë oreksin e vet njëherësh (inteligjencë vehtiake).  Po kështu një fëmijë kur luan me top ka nevojë për inteligjencë kinetike-trupore (për të vrapuar, gjuajtur, hedhur a për të kapur topin, etj.), ka nevojë për inteligjencë hapsinore (të orjentojë vehten për pozicionin që ka lidhur me të tjerët, të kuptojë trajektoren e lëvizjes së topit, etj.), gjuhësore e ndërvehtiake (që në mënyrë të suksesëshme të zgjidhë grindjet a mosmarveshtjet që lindin gjatë lojës), etj., etj.

4. Ka shumë mënyra për të qenë inteligjent në çdo kategori.  Nuk ka një sistem standard të atributeve që individi të mund të konsiderohet inteligjent në një fushë të caktuar.  Dikur, kur shkollimi ishte për një pakicë, ka patur persona që nuk lexonin, por megjithatë kanë patur zhvillim të mirë gjuhësor sepse zotëronin aftësi për të treguar histori ose kanë patur fjalor të pasur në të folur (pasuria folklorike e trashëguar gojarisht është një nga faktet që na e dëshmon këtë).  Në mënyrë të ngjashme, një person mund të jetë krejt i ngathët në lojrat në fushë, porse të zotërojë inteligjencë të lartë kinestetiko-trupore kur thurr në vegjë ose krijon një kuti druri me gdhendje për të mbajtur sende.  Teoria e IS ndriçon mënyrat e ndryshme e të pasura me anë të të cilave njerëzit tregojnë/shfaqin dhuntitë e tyre brënda përbrenda një inteligjence si dhe njëherësh midis inteligjencave.

 

 




 

 

 

Mbështetur nga: Banka Botërore  

Login





Regjistrohu



Lajmet e fundit


Zyra e Bankës Botërore bën thirrje për projekte në kuadrin e Fondit për
Shoqërine Civile për 2008

Fondacioni Soros bën thirrje për projekte në kuadrin e Programit te Granteve te Vogla / afati deri me 28 shkurt 2008

- "Për ç'farë të studioj ?" -
Artikull nga Prof. Aleksandër Bojaxhi

- Organizimi i Komunitetit Nëpërmjet Kuvendit të Lagjes -

- Panairi i Ideve Rinore -

- Projekti Italo-Shqiptar NAP -




Apliko Tani



Klipi



World Bank Logo

EKO LEVIZJA

LEVIZJA MJAFT

FONDACIONI MJAFT

KESHILLI BRITANIK

PROGRAMI I ALTERNATIVAVE SOCIALE
STIMULUESE

QEVERIA STUDENTORE SHQIPTARE

KESHILLI RINOR SHQIPTAR

PARLAMENTI RINOR SHQIPTAR

ONE WORLD SOUTHEAST EUROPE

SEE EDC INFO

AERONAUTIKA SHQIPTARE

ALBANIAN NAUTICAL CLUB