Mirëserdhët në Faqen e Projektit Qytetar !
Kjo faqe i shërben të gjithë të rinjve shqiptarë që duan të angazhohen në Aksione Qytetare, duke punuar me komunitetin e tyre dhe duke mbrojtur mjedisin ku jetojmë.
Faqja ka dy funksione kryesore. Informimin rreth projekteve komunitare apo mjedisore që po zbatohen apo janë në plan të zbatohen në Shqipëri dhe mundësinë e aplikimit online të një projekt-ideje apo aksioni që një grup të rinjsh duan të zbatojnë në qytetin e tyre.
Në këtë faqe mund të njiheni me projektet rinore në të gjithë botën, mund të merrni ide dhe informacion për projekt-idenë tuaj, mund ta aplikoni atë online për ta prezantuar para donatorëve në mënyrë që të ngrini fondet e nevojshme për ta zbatuar.
Në çdo aksion apo nismë vullnetare për zhvillimin e komunitetit në një lagje apo në një qytet, ju do të keni mbështetjen e padiskutueshme të shoqatës PASS, (Programi i Alternativave Social – Stimuluese, Lëvizjes “MJAFT” dhe organizatave tona partnere në të gjitha rrethet e Shqipërisë.

Nuk është aq e vështire! Në çdo lagje apo çdo komunitet ka gjithmonë një problem! Madje ka lagje me shumë probleme dhe do ju duhet të përzgjidhni çështjen që doni të ndërhyni për ta përmirësuar. Mjafton të ndiqni rregullat e punës në grup dhe çdo gjë do të jetë më e arritshme.
Eshtë shumë e lehtë. Pasi të keni marrë informacionin e nevojshëm rreth planifikimit të një aksioni dhe keni vendosur problematikën që doni të ndërhyni për ta lehtësuar, mjafton të plotësoni formularin që ndodhet në këtë faqe. Çdo projekt-ide e juaja është e mbrojtur nga ligji për të drejtat e autorit dhe do të njihet ekskluzivisht si punë kërkimore e skuadrës tuaj.
Pasi të keni marrë informacionin e nevojshëm për mundësitë e ngritjes së fondeve dhe mënyrën e aplikimit të Projekt-Idese tuaj, mjafton të klikoni thirrje për projekte dhe në këtë faqe do të gjeni gjithmonë Thirrje për Aplikime nga fondacionet dhe organizatat që veprojnë në Shqipëri.


|