Ide per projektin tend qytetar! (Faqja 2)
Eshte e veshtire te aftësohesh ne komunikimin elektronik, nese ne shkollen apo fakultetin tuaj nuk gjen ende nje kompjuter per se mbari te lidhur ne nje rrjet interneti. Prandaj hapi i pare i këtij projekt-ideje eshte ngritja e qendres se komunikimit. Per kete qender do te nevojiteshin disa kompjutera dhe nje linje interneti. Per sigurimin e kompjuterëve ju duhet nje përkrahje e gjere e pedagogeve apo mesuesve tuaj, ne menyre qe te lidheni me nje shkolle apo fakultet ne nje nga vendet evropiane, te cilat do ta kuptonin deshiren tuaj te mire dhe nuk do i kushtonte shume qe te dhuronte kompjuterat e saj te përdorur. Ne kete faze mund te kërkoni mbështetje financiare edhe nga biznesi lokal, ne kembim te disa shërbimeve te tipt, dizenjimi i materialeve promovuese te atij biznesi apo pse jo dhe dizenjimin e nje faqeje interneti. Faza e dyte do te ishte aftësimi ne komunikimin elektronik, ku mund te perfitonit nga njohja me nje apo disa studente te informatikes.
Nepermjet këtij aktiviteti ju do te mund te njiheni me ide dhe projekte nga me te ndryshmet, te cilat do ju ndihmonin ne planet tuaja per aksionet e ardhshme. Organizimi i nje panairi te tille kërkon shume pune dhe nje skuader te dedikuar ne afrimin e grupeve aktiviste te studenteve apo organizatave studentore. Hapi i pare i këtij projekti do te ishte lajmërimi per panairin, forma e peraferte organizmit te tij dhe mundesite qe ofron. Nese ka nje reagim pozitiv nga te rinjte mund te vazhoni ne fazen e dyte, qe eshte lista e donatorve dhe organizatave qe veprojne ne Shqiperi. Nese ende nuk jeni te sigurt per pjesëmarrjen ne kete panair vazhdoni te punoni me njoftimet dhe me grupet e te rinjve.
Binjakezimi me Universitetet dhe Shkollat Binjake nga vendet e tjera fqinje, do te krijonte mundesi per shkëmbime te shumta eksperiencash dhe pse jo edhe materialesh. Ju me grupin tuaj te studenteve dhe përkrahjen institucionale te Shkolles apo Universitetit, mund te përgatisni nje leter te thjeshte ku kerkoni binjakëzimin me nje shkolle apo universitet te caktuar, per te cilin keni marre informacion paraprakisht ne faqen e tyre te internetit apo permes institucionev arsimore qe e zoterojne kete informacion. Me pas mund te rendisni disa nga arsyet kryesore perse ju e kerkoni kete binjakëzim, dhe t’ia dergoni disa shkollave qe ju i mendoni si me te përshtatshme me profilin e shkolles tuaj.
Turizmi studentor eshte nje projekt-ide qe kërkon nje angazhim te mirefillte. Te organizosh ture turistike per studentet e grupit tuaj apo te fakultetit, duhet me pare te eksplorosh ne detaje te gjitha turet e mundshme. Ne kete skuader duhen te rinj qe e kane pasion turizmin sportiv dhe aventure dhe te kene kontaktet ne vendet qe do zhvillohen ekskursionet. Nje sherbim i tille do te pasuronte jeten jashteshkollore te te rinjve dhe do krijonte hapësira te reja per organizime sa me te mira. Si hap i pare ne kete projekt-ide ju nevojitet nje marrëveshje me nje agjenci transporti, me pas me nje hotel te vendit qe do te vizitoni dhe keshtu me rradhe, restorantin ku do te drekoni apo barin ku do te kaloni mbrëmjen ne shoqerine e grupit tuaj. Ky grup shume mire mund te planifikoje edhe zhvillimin e pushimeve verore te studenteve.
Rrethi i leximit eshte nje nder aktivitetet me formuese per nje student qe ka deshire te eksploroje edhe me tej literatures studentore. Nje pasdite me te ftuar publiciste dhe shkrimtare te njohur vendas apo te huaj do te ishte nje nder aktivitetet e këtij projekti.

|
|