Header Sitemap Forumi Kontakt

Aktivizmi Rinor / Ç’farë është Aktivizmi Rinor ?

Aktivizmi rinor është një koncept që përmbledh shumë bukur fuqinë dhe enrgjinë e të rinjve. Kjo fuqi dhe kjo energji e te rinjve eshte e domosdoshme per te organizuar qoftë një  lëvizje qytetare, qoftë një lëvizje ambientaliste, qoftë një lëvizje për të drejtat e njeriut, qoftë për të organizuar komunitetin e një lagjeje.  Në të gjithë botën aktivistët rinor janë të angazhuar në vendimmarrje, në advokim, në projekte komunitare, në aksione vullnetare dhe të tjera, duke ushtruar ndikimin e tyre në mënyrën e qeverisjes, në hartimin e politikave rinore dhe në çdo gjë që përbën një shqetësim për komunitetin.

Grupet Vullnetare dhe Aktivizimi Rinor

Grupe Vullnetare do të quajmë një bashkim individësh që kanë qëllime dhe objektiva të njëjta dhe që kërkojnë të sjellin ndryshim. Zakonisht këto grupe kërkojnë që të përmisojnë kushtet ekzistuese për të plotësuar nevojat ose të jenë pjesë e zbutjeve apo eliminimit të problemeve të ndryshme sociale. Përbërja moshore, krahinore, aftësitë profesionale të këtyre grupeve mund të ndryshojne, por ajo se cfarë i bashkon është sensi  i lartë i përgjegjësisë dhe motivimi për të arritur ndryshime konkrete. Nisur nga realiteti shqiptar, keto grupe vullnetare përbëhen zakonisht nga të rinj, që kanë vullnet dhe dëshirë për tù angazhuar në nisma të organizatave dhe institucioneve të ndryshme. Jo rrallë herë ata janë bërë pjesë e ndryshimeve dhe një forcë e madhe për të ndërgjegjësuar anëtarët e komunitetit për probleme të ndryshme.

Situata në Shqipëri / Si është Aktivizmi Rinor në Shqipëri?

Në Shqipëri Aktivizmi Rinor, është ende në fillim, por po ecën me ritme shumë të mira. Shumë të rinj kanë dëshirën dhe vullnetin, për t’u angazhuar në diçka dhe po të vëmë re ka shumë organizata dhe grupe rinore të cilat çdo ditë përpiqen me forcat e tyre të organizojnë një aktivitet, të bëjnë diçka, pavarësisht se mungon përkrahja e duhur.   Mund të përmend disa nisma shumë motivuese, të cilat i kanë dhënë një shtysë të jashtëzakonshme Aktivizmit Rinor, e tillë është Lëvizja “Mjaft”, e cila ka si skuadër një grup të rinjsh tepër aktiv, e tillë është “Eko-Lëvizja”, të tilla janë grupimet studentore, organizatat sportive dhe kulturore, si dhe shumë organizime të tjera të cilat punojnë me një energji të jashtëzakonshme dhe kanë arritur të ofrojnë diçka sado të vogël, por me efekt shumë pozitiv porsa i përket akivizmit rinor.
Po të vëmë re shohim se me ndryshimin e brezave ka ndryshuar shume dhe mënyra e organizimit rinor. P.sh, nëse dikur organizimet rinore ishin të strukturuara, gëzonin mbështetjen e shtetit, funksiononin qendrat e kultures, kampet e pushimit per te rinjte, fushimet per aksione ndryshme, etj, sot fatkeqësisht kemi nje Ministri te Rinise qe de fakto nuk ka buxhet per rinine, kemi nje Ministri te Arsimit, qe nuk ka nje politike dhe jo me nje fond per edukimin jashtëshkollor, (shume i rendesishem, per aktivizimin e te rinjve, per aktivitete kulturore, sportive,etj.), kemi nje Drejtori Kulture, prane Bashkise ku nuk ka akses as vete Bashkia, dhe eshte nje kalvar pafund per te zhvilluar nje aktivitet, mungon teresisht infrastruktura per aktivitete rinore, dhe per me teper nuk ka asnjë politike qe të nxisi keto lloj organizimesh. Prandaj dhe pse megjithëse pa përkrahje, te rinjte shqiptare kane treguar se nuk ju mungon vullneti dhe dëshira per t’u organizuar.


Reagimi Qytetar

Në momentin e parë gjatë këtyre takimeve ka një reagim të fortë qytetar pasi banorët janë lodhur nga mjediset e degraduara, nga mungesa e infrastrkturës, nga neglizhenca e Pushtetit Lokal, dhe shume e shumë arsye të tjera, të cilat ata me të drejtë ankohen. Menjëherë pas kësaj ajo që të bie në sy gjatë punës tonë, është mungesa e sensit komunitar. Aktualisht problemi me i madh qe hasin qytetaret e qyteteve më të mëdha është mungesa e sensit të komunitetit, ku secili përpiqet për të zgjidhur hallin e vet, zgjidhje kjo me një kosto shumë më të lartë dhe aspak e qëndrueshme. Secili vendos nga një pompë uji, nga një rezervuar, dikush zë hapësirën e përbashkët dhe bën një garazh për makinën e vet apo dikush tjetër bën një dyqan, dhe shume të tjera si këto, duke e bërë shumë të vështirë bashkëjetësën në një shkallë apo pallat. Kjo vjen edhe nga mungesa e komunikimit dhe bashkëpunimit mes banorëve, por dhe nga mungesa e reagimit qytetar, ku secili ka të drejtat dhe përgjegjësitë e veta si qytetar. Vetë banorët nuk e kuptojnë dot forcën e komunitetit, forcën e të qënit  të bashkuar në një qënndrim për një problem të caktuar dhe të organizohen për të zgjidhur këtë problem. Në shumicën e rasteve reagimi qytetar është i përçarë dhe kjo e bën shumë të vështirë realizimin e asaj që quhet Qytetari Aktive apo Pjesëmarrje Qytetare.

e-mail: info@projektiqytetar.com

P.sh, gjatë aksioneve tona të ditëve të shtuna një pjesë e banorëve bashkohet me ne dhe punojnë për pastrimin dhe sistemimin e mjedisit në lagje, një pjesë rrijnë e shikojnë nga ballkoni dhe pjesa tjetër ankohen se kjo punë duhej bërë kohë më parë, se ata paguajnë taksat, se kjo është përgjegjësi e Bashkisë, problemi nuk janë plehrat por kanalet dhe shumë ankesa të tjera, që janë edhe të drejta. Problemi që ne vërejmë në këto situata është mungesa e informacionit. Në rastin konkret, shumica nuk e dinë akoma se taksa që ata paguajnë mbulon heqjen e mbetjeve urbane nga pika e grumbullimit dhe jo pastrimin e mbeturinave që shkaktohen nga ndërgjegjja e ulët mjedisore e disa banorëve, apo se pastërtia e mjedisit rreth banesave të tyre është përgjegjësi e tyre si banorë dhe qytetarë, apo se për shembull, me kanalizimet merret një institucion më vete që nuk varet nga Bashkia. Pra një hap i rëndësishëm për të arritur në një Qytetari aktive, është dhe informimi i publikut. Në momentin që nuk funksionon kjo hallkë të tjerat shkojnë zinxhir, duke e bërë të pamundur reagimin qytetar.


Angazhimi i të Rinjve në Punën me Komunitetet

Është fakt që të synosh një qytetari aktive, në mënyrë që të përftosh Reagim Qytetar, duhet filluar duke angazhuar të rinjtë në aktivitete qytetare, siç është shërbimi në komunitet dhe puna vullnetare. Studentët dhe të rinjtë në përgjithësi i kanë të gjitha mundësitë të jenë qytetarë pozitivë në komunitetet e tyre. Ata mund të veprojnë për të përmirësuar komunitetin, shkollën, mjedisin dhe shoqërinë në tërësi, nëpërmjet aksioneve vullnetare të organizuara në grupe ose individualisht, duke u angazhuar në organizata apo duke prezantuar dhe vetë projekte dhe nisma komunitare, si në rastin e Projektit Qytetar.

 

Faqja Kryesore >>

 

 

Mbështetur nga: Banka Botërore  

Login





Regjistrohu



Lajmet e fundit


Zyra e Bankës Botërore bën thirrje për projekte në kuadrin e Fondit për
Shoqërine Civile për 2008

Fondacioni Soros bën thirrje për projekte në kuadrin e Programit te Granteve te Vogla / afati deri me 28 shkurt 2008

- "Për ç'farë të studioj ?" -
Artikull nga Prof. Aleksandër Bojaxhi

- Organizimi i Komunitetit Nëpërmjet Kuvendit të Lagjes -

- Panairi i Ideve Rinore -

- Projekti Italo-Shqiptar NAP -




Apliko Tani



Klipi



World Bank Logo

EKO LEVIZJA

LEVIZJA MJAFT

FONDACIONI MJAFT

KESHILLI BRITANIK

PROGRAMI I ALTERNATIVAVE SOCIALE
STIMULUESE

QEVERIA STUDENTORE SHQIPTARE

KESHILLI RINOR SHQIPTAR

PARLAMENTI RINOR SHQIPTAR

ONE WORLD SOUTHEAST EUROPE

SEE EDC INFO

AERONAUTIKA SHQIPTARE

ALBANIAN NAUTICAL CLUB