Header Sitemap Forumi Kontakt

Aktivitete me Komunitetin

Ç’farë janë aktivitetet me Komunitetin ?

Aktivitetet që organizohen nga banorët e lagjes, nga grupe rinore dhe shoqata të ndryshme, në  zona të caktuara të vendit ku jetojmë, (lagjet tona). Këto aktivitete mund të jenë formale ose informale dhe synojnë mirëqënien në komunitetin tonë, përmirësimin e mjedisit dhe shërbimeve sociale. Aktivitete me komunitetin mund të jenë në forma të ndryshme dhe përfshijnë aktorë të ndryshëm, kryesisht në baza vullnetare, por jo vetëm, në to mund të përfshihen aktivitete kulturore, mjedisore dhe për ngirtjen e fondeve dhe përmirësimin e infrastrukuturës.


Fushat kryesore të aktiviteteve me komunitetin janë;

  • Sigurimi i strehimit për familjet në nevojë.
  • Sigurimi i ushqimeve për familjet në nevojë.
  • Sigurimi i veshjeve për familjet në nevojë.
  • Organizimi i ditëve të veçanta , përvjetorëve të ndryshëm, ditëve mjedisore, ditëve të fëmijëve, të moshuarve, përfshirë edhe festa apo ditë specifike për secilën lagje.
  • Aktivitete kulturore, koncerte, kinema, bisedime me shkrimtarë dhe personalitete të artit, aktivitete që gjallërojnë sadopak jetën social-kulturore të komunitetit tonë
  • Aktivitete sportive, si kampionati mini-futbollit, volejbollit ose basketbollit, që afrojnë banorët me njëri – tjetrin dhe ndihmojnë në krijimin e sensit komunitar.
  • Aksione vullnetare për pastrimin dhe mbajtjen pastër të mjediseve të lagjes, për mbjelljen e pemëve  dhe sistemimin e mjediseve të përbashkëta.
  • Aktivitete ndërgjegjësuese për problem të ndryshme që mund të hasin banorët e një lagjeje për të vazhduar me adresimin e problemit deri te zgjidhja e tij.
  • Aktivitete agëtuese për të afruar banorët me njëri-tjetrin, si shfaqja e filmave vizatimorë për fëmijët apo filmimeve të bëra me fëmijët e lagjes.
  • Aktivitete për ngritjen e fondeve dhe përmirësimin e infrastrukturës në lagjen tuaj.
  • Aktivitete për parandalimin e fatkeqësive natyrore, rreshjeve të shumta, stuhive, dëborës, etj. për t’u organizuar dhe për t’I paraprirë këtye fatkeqësive.
  • Aktivitete edukuese për fëmijët e lagjes tuaj, si për shembull; për t’i njohur me rregullat e trafikut, kushtet e higjenës, etj.
  • Aktivitete Informuese, që synojnë të informojnë banorët e lagjes rreth një ligji apo rregulloreje të re.
  • Aktivitete ndërgjegjësues rreth kursimit të energjisë dhe përdorimit efikas të saj, rreth teknikave më të fundit për kursimin, etj.
  • Aktivitete të përbashkëta me Bashkitë apo komunat për përmirësimin e infrastrukturës dhe mjediseve të përbashkëta.
  • Aktivitete ndërgjegjësuese rreth edukimit shëndetësor dhe nevojave shëndetësore.

Aktorët kryesorë në organizimin e Aktiviteteve Komunitare

Aktorët kryesorë në organizimin e komunitetit dhe ofrimin e shërbimeve janë: qëndrat komunitare, organizatat joqeveritare dhe jofitimprurës, vetë komuniteti, pushteti lokal, institucionet dhe agjencitë shtetërorë që ofrojnë shërbimet ndaj komunitetit, grupet rinore, bashkësitë e ndryshme fetare, etj. Nëpërmjet këtyre organizatave dhe agjencive, si dhe nëpërmjet koordinimit të përbashkët edhe të disa prej këtyre aktorëve mund të bëhet e mundur organizimi dhe ofrimi i shërbimeve në një komunitet.


Qëndrat e Aktiviteteve Komunitare

Janë Qëndra të vendosura pranë komunitetit me qëllimin për të ofruar shërbime dhe lehtësira për banorët e lagjes. Këto qëndra shërbejnë kryesisht për fëmijët, por jo vetëm. Ato kanë një larmishmëri fushash dhe aktivitetesh që synojnë të zhvillojnë dhe forcojnë komunitetet. Vetëm nëpërmjet punës së këtyre qëndrave, mund të arrihet të plotësohen një pjesë e shërbimeve dhe aktiviteteve që institucionet apo agjencitë shtetërore nuk arrijnë dot  t’ja ofrojnë komunitetit. Në këto qëndra punojnë specialstë të shërbimeve sociale, por janë të angazhuar edhe të rinj, prindër, mësues dhe njerëz të tjerë të cilët japin kontributin e tyre vullnetar në dobi të komunitetit të tyre.


Organizatat Joqeveritare dhe Jofitimprurëse

Janë gjithashtu mbështetës të pazëvendësueshëm të aktiviteteve dhe shërbimeve komunitare. Edhe këto organizata janë të fushave dhe profileve të ndryshme dhe kanë burimet njerëzore dhe logjistike për të lehtësuar shqetësimet më prioritare në komunitet. Këto organizata operojnë në bazë të projekteve dhe programeve të hartuar për të plotësuar mungesën e shërbimeve specifike, si dhe për të mbështetur dhe lehtësuar shërbimet ekzistuese. Në këto organizata janë të angazhuar specialist të fushave respective, por edhe vullnetarë apo student praktikantë të shkencave sociale apo fushave të tjera. Këto organizata kryejnë një punë mjaft të dobishme dhe shpesh shërbejnë edhe si grupe presioni për sigurimin e shërbimeve komunitare.


Institucionet dhe Agjencitë Shtetërore

Janë struktura të posaçme për ofrimin e shërbimeve ndaj komunitetit, të mbështetura nga shteti. Nëpërmjet tyre realizohen ofrimi i shërbimeve kryesore, si shërbimi mjekësor, shërbimi social, shërbimi edukues, shërbimi ndaj të moshuarve, ndaj jetimëve, asistenca për familjet në nevojë, për të papunët, etj.etj.Është fakt se këto institute dhe agjenci nuk arrijnë dot të plotësojnë siç duhet nevojat e komunitetit për shërbime, prandaj bëhet e domosdoshme  dhe pjesëmarrja e aktorëve të mësipërm, si dhe e vetë komunitetit.

 

 


 

Mbështetur nga: Banka Botërore  

Login





Regjistrohu



Lajmet e fundit


Zyra e Bankës Botërore bën thirrje për projekte në kuadrin e Fondit për
Shoqërine Civile për 2008

Fondacioni Soros bën thirrje për projekte në kuadrin e Programit te Granteve te Vogla / afati deri me 28 shkurt 2008

- "Për ç'farë të studioj ?" -
Artikull nga Prof. Aleksandër Bojaxhi

- Organizimi i Komunitetit Nëpërmjet Kuvendit të Lagjes -

- Panairi i Ideve Rinore -

- Projekti Italo-Shqiptar NAP -




Apliko Tani



Klipi



World Bank Logo

EKO LEVIZJA

LEVIZJA MJAFT

FONDACIONI MJAFT

KESHILLI BRITANIK

PROGRAMI I ALTERNATIVAVE SOCIALE
STIMULUESE

QEVERIA STUDENTORE SHQIPTARE

KESHILLI RINOR SHQIPTAR

PARLAMENTI RINOR SHQIPTAR

ONE WORLD SOUTHEAST EUROPE

SEE EDC INFO

AERONAUTIKA SHQIPTARE

ALBANIAN NAUTICAL CLUB