Panairi i Ideve Rinore
Panairi i ideve Rinore eshte nje aktivitet qe zhvillohet ne kuader te Projektit Qytetar. Aktivitetit do te zhvillohet ne dhjetor te ketij viti dhe do te jene te ftuar te gjithe te rinjte dhe te rejat qe kane idete e tyre per te prezantuar. Panairi synon te ofroje nje mundesi per konkrete per tu njohur me idete e te rinjve dhe problematikat qe ata do te parashtrojne ne projektet e tyre. Faqja e Projektit Qytetar do te ndihmoje te rinjte te hartojne projekte sa me te mira duke i keshilluar gjate gjithe procesit te hartimit te projektit te tyre komunitar.
Panairi i Ideve Rinore organizohet nga shoqata PASS dhe jane te ftuar te gjithe te rinjte dhe te rejat te cilet duan te aktivizohen ne hartimin dhe zbatimin e projekteve te ndryshme. Shpenzimet e panairit dhe nje pjese e materialeve te nevojshme per promovimin e projekteve rinore do te mbeshteten nga Projekti Qytetar.
Ne kete Panair do te jene te pranishem edhe perfaqesues te organizatave dhe fondacioneve qe kane ne fokus te tyre projekte rinore dhe komunitare. Per projektet me te mira do te kete edhe cmime simbolike.
Per cdo informacion te metejshem rreth Panairit te Ideve, ju lutemi te na kontaktoni ne adresen e meposhtme:

|