Header Sitemap Forumi Kontakt

Mirëserdhët në Faqen e Projektit Qytetar !

 

Përse shërben kjo Faqe ?

Kjo faqe i shërben të gjithë të rinjve shqiptarë që duan të angazhohen në Aksione Qytetare, duke  punuar me komunitetin e tyre dhe duke mbrojtur mjedisin ku jetojmë.

Si mund ta përdorim ?

Faqja ka dy funksione kryesore. Informimin rreth projekteve komunitare apo mjedisore që po zbatohen apo janë në plan të zbatohen në Shqipëri  dhe mundësinë e aplikimit online të një projekt-ideje apo aksioni që një grup të rinjsh duan të zbatojnë në qytetin e tyre.

Ç’farë do të përfitojmë ?

Në këtë faqe mund të njiheni me projektet rinore në të gjithë botën, mund të merrni ide dhe informacion për projekt-idenë tuaj, mund ta aplikoni atë online për ta prezantuar para donatorëve në mënyrë që të ngrini fondet e nevojshme për ta zbatuar.

Kush do të jenë Partnerët tuaj në Aksionet Qytetare ?

Në çdo aksion apo nismë vullnetare për zhvillimin e komunitetit në një lagje apo në një qytet, ju do të keni mbështetjen e padiskutueshme të shoqatës PASS, (Programi i Alternativave Social – Stimuluese, Lëvizjes “MJAFT” dhe organizatave tona partnere në të gjitha rrethet e Shqipërisë. 

Si mund të planifikojmë një Aksion Komunitar ?

Nuk është aq e vështire! Në çdo lagje apo çdo komunitet ka gjithmonë një problem! Madje ka lagje me shumë probleme dhe do ju duhet të përzgjidhni çështjen që doni të ndërhyni për ta përmirësuar. Mjafton të ndiqni rregullat e punës në grup dhe çdo gjë do të jetë më e arritshme.

Si mund të aplikojmë Projekt-Idenë Tonë ?

Eshtë shumë e lehtë. Pasi të keni marrë informacionin e nevojshëm rreth planifikimit të një aksioni dhe keni vendosur problematikën që doni të ndërhyni për ta lehtësuar, mjafton të plotësoni formularin që ndodhet në këtë faqe. Çdo projekt-ide e juaja është e mbrojtur nga ligji për të drejtat e autorit dhe do të njihet ekskluzivisht si punë kërkimore  e skuadrës tuaj.

Si mund të ngremë fonde për zbatimin e Projekt–Idesë tonë ?

Pasi të keni marrë informacionin e nevojshëm për mundësitë e ngritjes së fondeve dhe mënyrën e aplikimit të Projekt-Idese tuaj, mjafton të klikoni thirrje për projekte dhe në këtë faqe do të gjeni gjithmonë Thirrje për Aplikime nga fondacionet dhe organizatat që veprojnë në Shqipëri.


 

 

Mbështetur nga: Banka Botërore  

Login





Regjistrohu



Lajmet e fundit


Zyra e Bankës Botërore bën thirrje për projekte në kuadrin e Fondit për
Shoqërine Civile për 2008

Fondacioni Soros bën thirrje për projekte në kuadrin e Programit te Granteve te Vogla / afati deri me 28 shkurt 2008

- "Për ç'farë të studioj ?" -
Artikull nga Prof. Aleksandër Bojaxhi

- Organizimi i Komunitetit Nëpërmjet Kuvendit të Lagjes -

- Panairi i Ideve Rinore -

- Projekti Italo-Shqiptar NAP -




Apliko Tani



Klipi



World Bank Logo

EKO LEVIZJA

LEVIZJA MJAFT

FONDACIONI MJAFT

KESHILLI BRITANIK

PROGRAMI I ALTERNATIVAVE SOCIALE
STIMULUESE

QEVERIA STUDENTORE SHQIPTARE

KESHILLI RINOR SHQIPTAR

PARLAMENTI RINOR SHQIPTAR

ONE WORLD SOUTHEAST EUROPE

SEE EDC INFO

AERONAUTIKA SHQIPTARE

ALBANIAN NAUTICAL CLUB